×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Regjistrit të gjykatësve ndërkombëtarë i shtohen gjashtë gjykatës të tjerë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Gjykatësit, Gilbert Bitti (Francë), Daniel Fransen (Belgjikë), Fergal M. Gaynor (Irlandë), Romina Incutti (Itali), Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në regjistër.

    Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

    Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

    Kryetarja Ekaterina Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar tha se India dhe Pakistani u angazhuan në “komunikim të drejtpërdrejtë” dhe “si rezultat u arrit...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Në fshatin Poroçan të Gramshit të shtunën ka ndodhur një shembje masive e dheut në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim. Dy...
    Lajme10 Maj 2025
    Çdo vit, në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore, ndërsa 50 milionë të tjerë lëndohen. Viktimat më të...
    Të tjera
    Vip10 Maj 2025
    Një tjetër histori në Ferma VIP përploti publikun dhe fermerët. Rrëfimi i Alba Pollozhanit, ishte një histori dramatike, ku dhimbja e saj...
    Lajme10 Maj 2025
    Kreu i LVV-së, Albin Kurti, po vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ndonëse kjo...
    Lajme10 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës dhe insistimin e Lëvizjes...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha të shtunën se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”...
    Kronika10 Maj 2025
    Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri motrën e tij, Siç bën të ditur policia...
    Lajme10 Maj 2025
    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova, do të vijë për një vizitë në Kosovë. Kjo vizitë është paralajmëruar për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.