×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qytetarët mirëpresin masat e reja kundër COVID-19

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    ​Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ekzekutivi pritet sonte të miratojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ndërkohë që Qeveria do të kthejë kufizimin e lëvizjes, e po ashtu do të mbyllet gastronomia nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, qytetarët po mirëpresin këto masa derisa shprehin shqetësimin se në të kundërtën numri i vdekjeve në ditë do të jetë “tejet i madh”.

    Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima nga COVID-19, rrugët e kryeqytetit sot janë parë të mbushura me qytetarë, të cilët vazhdojnë të shkelin masat e institucioneve shëndetësore për bartjen e domosdoshme të maskave dhe ruajtjen e distancës sociale.

    Një mos-respektim i tillë i këtyre masave është vërejtur edhe në kafiteri. Qytetari Hafiz Mehmeti shprehet kritik ndaj masave të reja që priten të merren nga Qeveria. Ai thotë se nuk është menaxhuar mirë pandemia nga Qeveria Hoti.

    Mehmeti: Nga ora 21 deri në 5 nuk konsideroj që ka rrezik

    “Prej orës 21.00 deri në 05.00 në mëngjes, konsideroj që nuk ka kurrfarë rreziku, kështu ashtu ne nuk dalim, nuk janë kushedi çfarë masa këto. Prej orës 21.00 në mbrëmje nuk besoj që njerëzit dalin edhe pa masa… Kurrqysh kjo qeveri që ka ardhur, kanë thënë po e rrëzojnë për atë, po shumë më mirë e kanë menaxhuar. Tjetër ka qenë paraqitja e Arben Vitinë e Albin Kurtit, tjetër është paraqitja e Armend Zemajt e Avdullah Hotit”, tha ai.

    Bajram Osmani nga Skenderaj shpreh shqetësimin se dita-ditës do të ketë numër më të madh të vdekjeve si pasojë e korona virusit.

    Osmani: Më mirë me masa të reja, përndryshe katastrofë

    “Më mirë është për popull, më mirë është kështu se përndryshe katastrofë ka me qenë…. Ulet numri i rasteve bëhet diçka, sepse kështu edhe ndonjë ditë kanë me vdekur 100 në ditë… Ju e dini, qeveria e mëhershme ka pasur sukses shumë të madh, këta e lëshuan dhe numri po rritet dita-ditës. Kanë gabuar rëndë që e kanë lëshuar atë drejtim që e mbante qeveria e Albinit”, deklaron ai.

    E Bislim Jashari nga Prishtina thotë se duhet të vazhdojë lëvizja e lirë gjatë ditës, dhe se kufijtë assesi nuk duhet të mbyllen.

    Jashari: Masat duhet të merren për shkak të numrit të madh të rasteve

    “Masat duhet me i marrë për shkak të numrit të madh që kanë rritur deri tash… Prej 9-ve ndoshta jo, por prej 23.00 deri në 7 në mëngjes është mirë të kufizohet lëvizja… Kur shkojmë diku brenda patjetër, por rrugës jo”, tha ai.

    Dikush tjetër po zotohet se është tërë kohën i pajisur me maska dhe mjete tjera mbrojtëse.

    Ramiz Krasniqi: Unë nuk shkoj kurrë pa maskë

    “Unë pa ta nuk shkoj kurrë, qe, qe, unë pa të kjo më bëhet palarë e kam tjetrën”, tha ai.

    Kujtojmë që me 1 qershor janë lehtësuar të gjitha masat, pas vendosjes së tyre për mbrojtje nga koronavirusi. Deri më tani janë konfirmuar 3356 raste me korona virus, 1874 janë shëruar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima. E qeveria Hoti ka paralajmëruar masa të reja të kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit në komunat që kanë shumë të prekur me COVID-19, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj, etj./KosovaPress/

    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2025
    Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit një burrë nga Serbia ka hyrë me veturë me qëllimin të kontrabandimit të migrantëve. Në veturë e...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së...
    Kronika29 Mars 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi...
    Të tjera
    Opinione29 Mars 2025
    Nga: Orhan Pamuk, shkrimtar, fitues i Nobelit për Letërsi në vitin 2006 / The Guardian Që prej arrestimit në fillim të këtij...
    Kronika29 Mars 2025
    150 euro ia ka kërkuar një burrit zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e...
    Kronika29 Mars 2025
    Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një person është therur më thikë nga dy persona të panjohur. Të dyshuarit pas kryerjes së aktit...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29...
    Kronika29 Mars 2025
    Një person është zhdukur në lagjen 28 në Fushë Kosovë, të premten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë...
    Lifestyle29 Mars 2025
    Një mjek ka bërë një paralajmërim në rrjetet sociale për rrezikun alarmues të kancerit që sjellin tre ushqime dhe pije të njohura,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.