×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta të përshkallëzuara

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës kanë protestuar, pasi që kërkesat e tyre nuk u plotësuan nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Fitim Havolli ka bërë thirrje që sa më shpejtë të plotësohen kërkesat e tyre, për rritjen e koeficientit prej 3.2.

    “Kërkesat tona janë, konficienti 3.2 sa më shpejtë në tavolinë për të kthyer dinjitetin e këtyre njerëzve që mos t’i japim mundësi që këta të mendojnë që të ikin për një jetë më të mirë sepse për Kosovën do të jetë tepër vonë në qoftë se ky komunitet aq i kërkuar në botë të na ikë nga vendi për shkak të një gjendje ekonomike sociale, që mundemi me vullnet të mirë, me bashkëpunim me e realizua”, ka thënë Havolli.

    Havolli ka thënë se kërkesa e tyre, pavarësisht dëmeve ekonomike, janë të përballueshme për Republikën e Kosovës.

    Ai ka deklaruar se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të ketë protesta të përshkallëzuara.

    “Kërkesat tona janë shumë serioze, janë të përballueshme për Republikën e Kosovës, pavarësisht dëmeve që i ka shkaktuar dëmeve të ekonomisë së Kosovës, ne duke ju falënderuar ekspertëve sindikal që i kemi, qoftë ekonomist dhe jurist e kemi kalkuluar që është e përballueshme dhe ata nuk kanë çfarë të presin më. Të bëhen protesta siç i kemi lajmëruar në bazë të kryesisë dhe vendimit të fundit të përshkallëzuar sepse do të jetë tepër vonë, dhe unë nuk kisha dashur që në këto raste të pësojë pacienti, sepse pacienti, familjari dhe qytetarët tonë do të jenë në fokus të veçantë”, ka thënë Havolli.

    Havolli ka thënë se infermierët, mamitë dhe profesionistë të tjerë kanë qenë çdoherë në front dhe nuk janë tërhequr asnjëherë nga shërbimi qytetarëve, pavarësisht rrezikut që i është kanosur këtyre dhe familjeve të tyre.

    Ndërsa Nexhmie Sogojeva, mami në klinikën gjinekologjike, ka thënë se përkundër kushteve dhe punës që e bënë ky komunitet, asnjëherë nuk kanë marrë as një pagesë shtesë.

    “Dikush nuk po ua vë veshin as punës, as shëndetit të popullit e as shëndetit të vet personelit. Kështu që radhazi duke i pasur parasysh të gjitha këto pakënaqësi, mos pagesa e djersës sonë, mundit tonë, duke e marrë parasysh sidomos këtë situatë në këtë kohë të pandemisë, vazhdimisht afër pacientit duke u nisë prej klinikës tonë të gjinekologjisë e cila nuk e ka ndalë punën as njëherë, jemi ballafaquar me nëna, fëmijë të porsalindur dhe me personel i cili ka qenë i atakuar me Covid, dhe asnjëherë as një benificion as një pagesë shtesë dhe më u mbushë kupa… kemi pasur kërkesa me na u plotësua kushtet e punës, asnjëherë nuk kanë qenë në nivel që kërkohet me iu shërbye pacientit për mirëqenien e tij”, ka thënë Sogojeva.

    Sogojeva ka thënë se në kohën e pandemisë lidhet edhe shëndeti i personelit, ku kishte raste që ishin ballafaquar edhe me mungesë të maskave.

    Infermierët, mamitë dhe profesionistë të tjerë kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të futën në grevë. E në rast se futën në grevë, ata kanë thënë se do të përfundoi dialog social.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.