×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Prindërit kundër drejtoreshës së shkollës “Naim Frashëri”, kërkojnë rikthimin e mësueses

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Prindërit e nxënësve të një klase të dytë në shkollën fillore “Naim Frashëri” protestuan sot kundër drejtoreshës së kësaj shkolle, Shpresa Vllasalia. Sipas tyre, kjo e fundit ka sjellje arrogante ndaj mësimdhënësve, për çka edhe mësuesja e kësaj klase, Linditë Kurshumliu, ka tash e disa ditë që nuk vjen në shkollë.

    Mësuesja Kurshumliu, sipas prindërve, javën e kaluar ka pasur një konflikt verbal me drejtoreshën Vllasalia, ku më pas ishte alivanosur para kolegëve. Drejtoresha mohon të ketë pasur komunikim të tillë, derisa thekson se është për të vendosur rend. Ndërkaq, prindërit e kësaj klase thonë se që nga sot nuk do sjellin fëmijët e tyre në shkollë.

    Për 10 minuta, prindërit të mërkurën protestuan para shkollës duke kërkuar që të zgjidhet ky problem.

    Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve, Ejona Icka tha se prindërit e nxënësve janë shumë të kënaqur me mësuesen.

    “Sot kemi dalë të protestojmë sepse mësuesja e klasës tonë mungon që dy javë për shkak se nuk ndihet mirë me shëndetin dhe kjo ka ndodhur për shkak të një komunikimi arrogant të drejtoreshës. Kanë pasur takim stafi, drejtoresha i është drejtuar me një komunikim të papranueshëm. Edhe fëmijët tanë po mësohen nga mësuesit të ndryshëm apo studentë të cilët nuk kanë aftësi për t’i mësuar. Gjatë kohës së mësimit vetëm luajnë tik-tok ose bëjnë lojëra të ndryshme. Dhe kjo është e papranueshme”, ka theksuar Icka.

    Sipas saj, me këtë gjuhë komunikimi ka që një vit që ndodhë dhe që nuk është zgjidhur asgjë.

    E, kryetari i Këshillit të Prindërve, Berat Zhinipotoku tha se është i shqetësuar me sjelljen e drejtoreshës së kësaj shkolle, derisa shton se janë të papranueshme veprimet e papërgjegjshme të saj.

    “Ne kemi kërkuar edhe nga Drejtoria e Arsimit (e Komunës së Prishtinës) por për fat të keq nuk kemi hasur në mirëkuptim. Pasi që Drejtoria e Arsimit asnjëherë nuk është ardhur për t’i konsultuar dy palët, për t’i takuar edhe për të zgjidhur problemin. Prandaj problemet po vazhdojnë të përsëriten kohë pas kohe varësisht prej disponimit të drejtoreshës së shkollës. Ne kërkojmë nga Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit qe të vijnë të takojnë dy palët, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Prindërve dhe drejtoreshën dhe të zgjidhet një herë e përgjithmonë ky problem”, ka shtuar ai.

    Besarta Veseli, e cila e ka djalin në këtë paralele, tha se edhe fëmijët janë shumë të shqetësuar, meqë nuk dëshirojnë të vijnë në shkollë pa prezencën e mësueses.

    “Ne po kërkojmë drejtësi që për mësuesen tonë të ketë shprehje më të mirë në shkollë. Le ta gjejnë një mes (zgjidhje) sepse fëmijët tanë janë ata që po i vuajnë këto pasoja. Mjaft kanë qenë fëmijët në pushim, janë shtatë muaj humbje të shkollës dhe nuk duamë që fëmijët tanë të humbin më shumë mësim”, u shpreh ajo.

    Ndërsa, Fitore Kelmendi theksoi që nga sot nuk do i sjellin më fëmijët në shkollë.

    “(Klasa) Dyta-2 do të izolohet dhe do të qëndrojë në shtëpi. Jo për pandemi, shkaku është që mësimi nuk po zhvillohet si duhet. Fëmijët nuk i kemi sjellë sot deri të enjten. Jemi të vendosur që nuk do t’i sjellim derisa të vjen mësuesja në klasë”, tha ajo.

    Ndërsa, drejtoresha e shkollës, “Naim Frashëri”, Shpresa Vllasalia ka kërkuar nga kjo mësuese qe të kthehet në punë.

    Sipas saj, mësuesja konsumon duhan në ambientet e shkollës ku nuk lejohet një gjë e tillë dhe këtë ajo tha se nuk e toleron pasi nuk është model i mirë që i ofrohet nxënësve.

    “Drejtoresha nuk kërkon më shumë se sa rregull. Mësuesen e ftoj që të vjen në shkollë, të kryej punët e saj ashtu siç e ka të nënshkruar me kontratën e saj. Thjesht nuk e lejoj që të pijë duhan as brenda objektit të shkollës dhe nuk e lejoj që ajo papërfunduar orari të dalë dhe të pijë duhanin. Patjetër e ka për obligim që të trajnohet, të kërkoj ndihmën e kolegëve. Në mënyrë që zhvillimi profesional nuk përfundon kurrë, është e nevojshme. Gjatë kohës se pandemisë fëmijët nuk kanë pasur asnjë takim virtual me mësuesen. Unë mendoj që këto janë pakënaqësitë të cilët prindërit duhet të shohin te fëmijët e tyre”, ka thënë drejtoresha e kësaj shkolle.

    Sa i përket pakënaqësive të prindërve ndaj studentes e cila është duke zëvendësuar mësuesen, drejtoresha Shpresa Vllasalia shtoi se është e pamoralshme të flitet për një studente e cila është në fillim të karrierës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.