×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF kritikoi vendimin e Gjykatës nigeriane të Sheriatit sipas të cilit një 13-vjeçar u dënua me dhjetë vjet burg për blasfemi.

    Një gjykatë e Sheriatit në shtetin Kano në Nigerinë veriperëndimore dënoi Omar Farouq më 10 gusht, pasi ai u akuzua për përdorimin e fjalëve të shëmtuara për Allahun gjatë një debati me një mik.

    “Dënimi i shqiptuar 13-vjeçarit Farouqu shkel Kartën Afrikane për të Drejtat e Fëmijëve dhe vetë kushtetutën nigeriane”, tha Kola Alapinni, avokati i djalit.

    Duke pasur parasysh faktin se Farouq ka hyrë në pubertet, sipas ligjit islamik, ai merr përgjegjësi të plotë për veprën e tij, dhe y gjykua si një i rritur.

    Alapinni tha për CNN se autoritetet shtetërore nuk i lejuan djaloshit qasje tek ai ose avokatë të tjerë dhe se ai mësoi për gjyqin e tij krejt rastësisht kur po punonte për një rast tjetër të akuzave për blasfemi.

    “Ne mësuam se në të njëjtën gjykatë ai u dënua nga i njëjti gjykatës për blasfemi, kështu që ne menjëherë filluam një apel. Ligji nigerian nuk e njeh krimin e blasfemisë, nuk është në përputhje me kushtetutën,” tha Alapinni.

    Avokati shtoi se nëna e djalit u largua nga qyteti pasi një masë njerëzish filluan të hynin në shtëpinë e saj të zemëruar për shkak të blasfemisë.

    “Të gjithë këtu kanë frikë të flasin dhe jetojnë me frikën e hakmarrjes,” shtoi ai.

    UNICEF lëshoi një deklaratë dje duke shprehur “shqetësim të thellë” mbi dënimin.

    “Dënimi i 13-vjeçarit Omar Farouq, me 10 vjet burg është i gabuar. Ai mohon të gjitha parimet themelore të të drejtave të fëmijëve të nënshkruar nga Nigeria dhe kështu shteti i Kano,” tha Peter Hawkins, përfaqësuesi i UNICEF-it në Nigeri.

    Shteti federal Kano, si shumica e shteteve kryesisht myslimane në Nigeri, zbaton ligjin e Sheriatit përveç ligjit sekular.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.