×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi i ri punues për themelimin e Institutit për krime lufte

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi punues për të themeluar Institutin për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

    Ai në Kuvendin e Kosovës tha se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme.

    “Unë rishtazi e kam dërguar kërkesën në qeveri për të themeluar grupin e ri për të treguar se si do të bëhet, apo kur do të bëhet Instituti për krime të luftës…shpresoj që mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ky propozim dhe të fillojë ky grupi që mund të bëjë hulumtimin e domosdoshëm për themelimin e Institutit. Pozicioni im politik dhe si bartës i institucionit është që të kemi një institutit për hulumtim e krimeve të luftës që do t’i shërbej memories kolektive tonë dhe brezave të ardhshme”.

    Këtë qëndrim ministri i Drejtësisë e tha pas interesimit të deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci e cila kërkoi të dijë më shumë se pritet të themelohet instituti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Sport03 Mars 2026
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League. “Topçinjtë” synojnë...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin, ndërsa po raportohet se kjo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.