×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kamenica fiton grant në vlerë 286 mijë euro për performancë të mirë komunale

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Komuna e Kamenicës për herë të parë ka fituar grant për performancë komunale.

    Nga vlerësimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Norvegjisë e Suedisë, komuna e Kamenicës ka përfituar grantin në vlerë 285.389 euro.

    Kreu i komunës Qëndron Kastrati tha se është tejet i lumtur që Kamenica është shpërblyer me performancë të mirë për vitin 2019.

    “Për shkak të qeverisjes së mirë dhe efektive në 2019, Kamenica për herë të parë fiton grant prej rreth 286 mijë eurosh. Tejet i lumtur që Kamenica është shpërblyer me performancë të mirë për vitin 2019, duke fituar grant prej rreth 286 mijë eurosh. Grant ky i fituar për herë të parë pas kaq shumë vitesh”, tha ai.

    Sipas tij, buxheti i komunës për investime kapitale ishte 125 mijë euro, por falë angazhimit të secilit zyrtarë ky grant i është dhënë Kamenicës.

    “Duke marrë parasysh buxhetin e komunës për investime kapitale sa ishte prej 125 mijë euro gjithsej, angazhimi i secilit kolegë nga të gjitha fushat komunale ka bërë që ky grant t’i shkojë Kamenicës. Për këtë, sot kam falënderuar secilin veç e veç për angazhimin profesional në procesin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale”, shtoi ai.

    Ndër të tjera, kryetari ka falënderuar për vlerësimin Ministrinë e Pushtetit Lokal, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë e Norvegjinë, ndërkaq që ka bërë të ditur se mjetet e fituara nga granti do të përkthehen për investime kapitale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.