×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti nuk tregon emrat e Këshillit të ekspertëve për dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për emërimin e pozitave të larta drejtuese.

    Ambasadori Nicholas Abbott tha se përvojat e kaluar tregojnë se rekrutimet vazhdojnë të mbesin sfidë e madhe për Kosovën dhe institucionet.

    “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në nivelin e lartë drejtues. Raporte të auditorit kombëtar dhe gjetjet janë shenjë se institucionet kanë nevojë për njerëz profesionistë dhe me integritet. Suksesi i projektit do të jetë sukses i Kosovës dhe dështimi i projektit do të jetë dështim i Kosovës”, tha ai.

    Kryeministri Avdullah Hoti tha se përmes kësaj marrëveshje synojnë të arrijnë transparencë dhe konkurrencë meritore për pozita të larta.

    I pyetur për përbërjen e këshillit e ekspertëve për dialogun me Serbinë, Hoti nuk ka treguar emrat duke thënë se do të ketë edhe një koordinator shtetëror që do emërohet së shpejti.

    Qeveria e Kosovës, dje ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë, i cili do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit. Detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut.

    Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifës që kishte vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Barrierat tregtare janë hequr dhe Bashkimi Evropian është shprehur se planifikon rifillimin e dialogut.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Gusht 2025
    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka deklaruar se flamujt dhe simbolet shtetërore të Kosovës që janë vendosur në këtë komunë...
    Lajme18 Gusht 2025
      Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe në takimin e sotëm me liderët evropianë, ka deklaruar se ka...
    Lajme18 Gusht 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Era do të...
    Të tjera
    Lajme18 Gusht 2025
      Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe në takimin e sotëm me liderët evropianë, ka deklaruar se ka...
    Lajme18 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e bënë krenar secilin jursit të vendit si dhe çdo...
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një takim katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve, si përgjigje ndaj synimit...
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë detaje me udhëheqësit evropianë për bisedimet që pati me homologun e tij rus Vladimir Putin, në...
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka deklaruar sot se liderët e grumbulluar mund të bëjnë një “hap të rëndësishëm dhe historik” në...
    Lajme18 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin e ri shkollor,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.