×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gjilan, mesatarja e infeksionit COVID-19 është rreth 4 persona në ditë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Komiteti për parandalimin e përhapjes së pandemisë në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekur me infeksion, prej tyre 354 femra dhe 481 meshkuj, ku mesatarja e infeksionit është rreth 4 persona në ditë.

    632 persona janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejën fatkeqësisht, ndërsa 166 janë raste aktive.

    Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se 24 mostra janë në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim.

    Ai edhe një herë u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, në kohën kur tashmë ka hyrë në fuqi ligji kundër pandemisë dhe përpos inspektorëve komunalë, edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive.

    “Ju ftoj që ta rrisni kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin tuaj, në mënyrë që të mos lejojmë ta varfërojmë vetveten”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.