×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Familjarët e Ukshin Hotit kërkojnë kushtëzimin e Serbisë me zbardhjen e të pagjeturve

    FrontOnline
    30 Gusht 2020
    Në 21-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, familjarë dhe miq të veprimtarit për çështjen kombëtare kanë porositur Qeverinë e Kosovës që ta kushtëzojnë Serbinë deri në zgjidhjen e fatit të pagjeturve.

    Nipi i Ukshin Hotit, Etrit Hoti ka thënë për KosovaPress se delegacioni i Kosovës që do të shkojë në bisedime në Bruksel dhe Uashington duhet ta kushtëzojë Serbinë deri në zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit.

    “Pala kosovare domosdo duhet ta kushtëzojë Serbinë. Sidomos me këto faktet e reja, informatat e reja të krimeve të Serbisë, që i ka dhanë dëshmitari X për vrasjen e Ukshin Hotit. Delegacioni i palës kosovare domosdo duhet ta kushtëzojë edhe me pjesëmarrje në dialog ose zbardhje të fatit të pagjeturve ose s’ka dialog”, ka thënë Hoti.

    E përfaqësuesi i familjarëve të te zhdukurve, Selami Hoti ka thënë se është i shokuar nga faktet e prezantuara në medie, mirëpo ai shprehet se nuk besojnë në ato fakte të publikuara.

    “Në fakt, ai ka qenë lajm shokues, sepse ajo nuk ishte e bazuar në faktet të cilat do të duheshin të verifikoheshin paraprakisht, qoftë nga gjykata e Kosovës, qoftë nga njerëz të tjerë kompetentë, kështu që vetëm si lajm, nuk besojmë se është i vërtetë dhe nuk duam të besojmë derisa faktet e kundërta do ta demantojnë një gjë të tillë. Pasi që gjerë më tani është thënë se profesori është gjallë, mbahet nëpër burgje private, etj. Kjo është për shkaqe të pazareve politike, dhe kjo na bënë që të jemi të hutuar dhe të mos besojmë në atë se çfarë është publikuar në medie”, ka thënë Hoti.

    Selami Hoti porositë Qeverinë që çfarëdo marrëveshje që bëhet me Serbinë, pa marrëveshje me familjarët e të zhdukurve, ajo marrëveshje do të jetë e mangët.

    “Ne si familjarë i vlerësojmë lart të gjitha përpjekjet që janë bërë edhe nga faktori vendor dhe ndërkombëtar në të gjitha çështjet për ta pasur një liri të plote, për ta pasur edhe një qetësi përfundimtare karshi armikut tonë, mirëpo çfarëdo lloj marrëveshje që do të bëhet pa pasur miratimin e familjeve. Pa pasur zgjedhjen e këtij problemi, do të jetë e gjymtë, do të jetë e mangët dhe nuk do ta ketë asnjëherë aminin tonë”, ka thënë Hoti.

    Ndryshe, televizioni publik në bazë të dokumenteve të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye e më pas ai ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e kësaj partie....
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pak më parë Komisioni Qendror Zgjedhor ka dërguar në Presidencë shkresën zyrtare me rezultatet e certifikuara...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur për atë që po përfolët të jetë kushti i LDK-së për një qeveri...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Njohësi dhe...
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet...
    Lajme28 Mars 2025
    Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së. Para seancës...
    Lajme28 Mars 2025
    Hungaria thuhet se ka dërguar oficerë policie në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta ndihmuar Millorad Dodikun, kryetarin e entitetit serb të BeH...
    Lajme28 Mars 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i...
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.