×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bizneset kërkojnë heqjen e pagesës së TVSH-së për furnizim me lëndë të parë brenda vendit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi takim të përbashkët virtual me bizneset anëtare, ku temë kryesore e diskutimit ishte obligimi i pagesës së TVSH-së për bizneset prodhuese gjatë blerjes së lëndës së parë brenda territorit të Kosovës.

    Me këtë Republika e Kosovës me vendimet e marra e ka pamundësuar rritjen e prodhimit vendor dhe mundësuar rritjen e importit, ku raporti është 90% me 10% për importin.

    Sipas kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, kjo metodë e funksionimit po vazhdon të favorizon importin dhe po dëmton bizneset vendore, pasi që lënda e blerë nga jashtë vendit për shkak të lirimit nga TVSH- ja po del me çmim më të ulët se sa në rastin kur ajo blihet brenda vendit.

    Përveç të tjerash, në këtë periudhë pandemie bizneset kanë nevojë të kenë në dispozicion mjetet financiare, pa pasur nevojë të presin për rimbursim, procedurë e cila merr kohë.

    Tutje Krasniqi shtoi që OAK tani e sa kohë është duke kërkuar që TVSH të paguhet në inkasim, e jo në faturim, sepse shpeshherë pagesa e faturave merr kohë më të gjatë.

    Në diskutimin e hapur për bizneset, drejtori i “Qumështores DRENA”, Astrit Bunjaku, theksoi që bizneset e sektorit të përpunuesve të qumështit janë duke hasur në vështirësi si rezultat i trajtimit të njëjtë që po u bëhet prodhimeve vendore me ato të importit, arsye kjo e cila po favorizon blerjen e produkteve të importit për shkak të subvencionimeve që shtetet e rajonit i bëjnë eksportit, ndërsa Kosova nuk e bën një gjë të tillë.

    Ndër të tjera ai shtoi që fermerët kanë humbje të qumështit si rezultat i mos blerjeve nga ana e fabrikave të qumështit, andaj në afat sa më të shkurtë kohor kërkoi që të identifikohen mënyra se si të përkrahen, pasi që sasi e konsiderueshme e qumështit është duke shkuar dëm.

    Sipas Visar Idrizit nga “ViPrint”, shteti nuk po ndihmon bizneset. Në moment të lëshimit të faturave, kërkohet pagesa e TVSH – së, gjë e cila po e dëmton në masë të madhe prodhuesit vendor sepse inkasimi po bëhet me disa muaj vonesë.

    Ndërsa Gëzim Selimi nga Industria e Mishit “Calabria” kërkoi që bizneset dhe odat të bëjnë presion të vazhdueshëm tek institucionet ashtu që kërkesat e tyre të merren parasysh.

    Ai gjithashtu shtoi që sa më parë të rregullohet Ligji për Tregti të Brendshme, pasi përmes kësaj do të rregullohej më lehtë edhe çështja e pagesave.

    Përfaqësuesi nga “Silcapor” theksoi që edhe pse janë e vetmja fabrikë në rajon për prodhim të tullave të silcaporit si rezultat i detyrimit të pagesës së TVSH-së në blerje të lëndës së parë brenda vendit, çimenton nuk po mund të blihet në Kosovë, por nga Maqedonia, pasi që po del me kosto më të ulët.

    Ekrem Qerreti nga “LTS Kosovo” u pajtua me të gjitha pikat e ngritura nga parafolësit, duke shtuar që lirimi nga TVSH- ja do të lehtësonte funksionimin e bizneseve prodhuese, sidomos në këtë periudhë pandemie ku pothuajse të gjithë po punojnë për ekzistencë.

    Në fund të takimit u arrit në përfundim që këto çështje të adresohen tek institucionet dhe të lobohet për ndryshimin e tyre, pasi që po vështirësojnë punën e bizneseve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.