×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Balaj-Halimaj: Qeveria do të jetë në krah të bizneseve dhe qytetarëve në këtë kohë të vështirë̈

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjë Ekonomike.

    Balaj-Halimaj ka shkruar se tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

    Pandemia, sipas saj, ka lënë̈ gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë̈ familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.

    “Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndërmarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë: 

    Lajm i mirë, Kuvendi i Kosovës sapo miratoi në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

    Pandemia ka lënë gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.

    Ky ligj mundëson që qytetarëve dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.

    Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndermarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

    Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i këtij Ligji!/FrontOnline/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.