×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Artistët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës punësimin e 15 aktorëve në Teatrin Dodona

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Një grup i përfaqësuesve të aktorëve të Prishtinës, kanë mbajtur një konferencë për media para Komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar themelimin e trupës rezidente në Teatrin Dodona. Ata paralajmëruan edhe protesta nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

    Leonit Maloku përfaqësues i këtij grupi theksoi se iniciativa për themelimin e trupës rezidente është marrë qysh para 2 viteve por që ende nuk është realizuar.

    Ai tha se i është shtruar kërkesë edhe Ministrisë së Financave që të shtohet numri i aktorëve në Teatrin Dodona, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

    Si artistë të pa punë ata kanë kërkuar përkrahje edhe nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti për iniciativën e tyre, por që Maloku thotë se edhe nga ana e kryetarit është neglizhuar.

    “Teatri Dodona funksionon me vetëm pesë aktorë qe 15 vjet, prodhon vetëm shfaqje për fëmijë dhe nuk prodhon shfaqje profesionale për të rritur. Andaj kërkesa jonë është bazuar mbi ligjin për teatro pika nr. 7 neni nr. 5 ku specifikisht thotë ‘Teatri i qytetit mundë të ketë ansambël rezident prej më së paku dhjetë dhe më së shumti njëzet aktorë’. Pra teatri i qytetit Dodona pothuajse qe 20 vjet funksionon me vetëm pesë aktorë, andaj ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër vetëm respektimin e ligjit dhe hapjen e konkursit për pesëmbëdhjete aktorët e rijnë”, tha Maloku.

    Nëse kërkesat nuk realizohen, Maloku tha se do të organizojnë protesta para Komunës me tenda, ku aty do të bëjnë gjumin, do të bëjnë monologë poezi e të gjitha gjërat që ju takojnë aktorëve.

    Edhe Ilir Prapashtica thotë se si aktorë po kërkojnë të drejtat e tyre.

    “Me pas një vend të punës është e drejtë elementare edhe me protestua, tek e fundit që thamë edhe me bo interpretime të ndryshme në mënyre pozitive gjithmonë , për me mujtë me arrite qëllimin tonë. Tu e pasë parasysh që të gjitha komunat e kanë formuar trupën rezidente të teatrit vetëm Prishtina ka ngel arsyeja ku është nuk e dimë janë disa thashetheme nga komunat, ministria e kështu me radhë por neve këto si aktorë nuk na interesojnë”, deklaroi Llapashtica.

    Kërkesat e tyre janë që të hapen konkurse dhe audiocione për teatrin Dodona dhe të fillojë me shfaqje për të rritur, gjithashtu ti hapen dyert për negociata nga kryetari i komunës dhe ministria e financave.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është lënduar një person. Rastin për Front Online e ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mërgimtarët kanë nisur të marrin rrugën për në Kosovë, por po përballen me pritje të gjata. Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.