Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta vizitojë sot komunën e Prizrenit.
Vizitën e tij, Zemaj do ta nisë në ora 13:00 me takimet me autoritetet e pushtetit lokal.
Pas kësaj, ai do ta vizitojë edhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare atje.
Po ashtu, Zemaj do bëjë vizitë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Nga aty, Zemaj do të mbajë edhe konferencë për media.
Deklarimi i Zemajt para gazetarëve është paralajmëruar të mbahet në ora 15:00.