×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Afër 15 mijë persona janë infektuar me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

    Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

    “Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    Lajme17 Maj 2025
    Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me situatën e krijuar nga mosmarrëveshja mes tyre dhe Komunës...
    Lajme17 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshmbathjes (KAMA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Politologu, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar takim në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë...
    Lajme17 Maj 2025
    Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kishte nisur në Prishtinë e i kishte mbetur pezull pasi koalicioni...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    Lajme17 Maj 2025
    “Por këtë javë do të lëviz diçka’’. Kështu ka thënë deputeti Nezir Kraki sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend, para...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari pas tentativës së 17-të për konstituim të Kuvendit ka deklaruar se ka konsultuar me partitë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.