×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    ​A shkakton 5G koronavirusin? Shkencëtarët dalin me përgjigje

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Studiuesit kanë hapur një debat duke pretenduar se transmetimi 5G rrit rrezikun e koronavirusit.

    Në fillim të këtij muaji, një ekip ndërkombëtar publikoi një raport në “PubMed” , duke thënë se rrjeti mobile 5G nxit qelizat njerëzore për të krijuar virusin. Ata pretendojnë se qelizat tona të lëkurës veprojnë si antena dhe thithin sinjalin, i cili më pas dërgohet në qelizat e tjera dhe formohet virusi.

    Punimi origjinal u shkrua nga studiuesit në Universitetin Gugliemo në Itali gjithashtu edhe në Universitetin Qendror të Miçiganit në SHBA.

    Në fjalinë e parë të abstraktit të tyre, thuhej se valët 5 milimetër janë ‘zhytur nga qelizat dermatologjike’ dhe luajnë rolin kryesor në prodhimin e koronavirusit në qelizë.

    Sipas tyre kjo nënkupton që vendet me shpërndarjen më të lartë të valëve 5G do të kishin numrin më të lartë së të infektuarve me Covid-19.

    Sidoqoftë, rastet më të shumta me virus janë parë në qytete, por kjo lidhet me dendësinë e popullsisë dhe jo praninë e aparateve 5G.

    Por anëtarët e komunitetit shkencor e panë këtë studim me shumë dyshim. Studiuesit nuk kishin kryer ndonjë eksperiment dhe vetëm kishin publikuar figura të çuditshme dhe formula me pamje mbresëlënëse, por nuk bazoheshin në diçka konkrete.

    Për më tepër, në të kaluarën, ekipi ka kryer eksperimente të çuditshme, siç janë dekapitimi i qindra zogjve për të demonstruar se mund të jetojnë pa kokën e tyre.

    Më 24 korrik, PubMed, baza e të dhënave në të cilën u publikua raporti, njoftoi se po tërhiqte studimin./oranews/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.