Gjatë 24 orëve të fundit nga 817 testet e kryera, Maqedonia Veriore ka regjistruar 39 raste të reja me COVID-19.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 48 persona janë shëruar dhe 4 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.
Personat që kanë humbur jetën janë një 43 dhe 66-vjeçar nga Kumanova dhe një 71 dhe 72-vjeçar nga Shkupi.