×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbyllja e qendrës për pajisje me dokumente në Mitrovicë, flasin qytetarët

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Qendra për Pajisje me Dokumente në komunën e Mitrovicës Jugore, është mbyllur nga sot, pasi që disa zyrtarë në këtë institucion kanë rezultuar pozitiv me COVID19. E në këtë Qendër lejoheshin vetëm të tërhiqeshin dokumentet, aplikimet e të cilave ishin bërë më herët, por nuk lejoheshin aplikime të reja për dokumente, në përjashton të rasteve mjekësore.

    Njoftimi për mbylljen e qendrës ishte vendosur në hyrje të objektit.

    Ndërkohë, marrjen e dokumenteve të identifikimit apo edhe vulave apostile, mitrovicasit mund ta bëjnë në qendrat më të afërta.

    Nerxhivane Musa e cila para një jave kishte aplikuar për pajisjen me pasaportë, thotë se nuk pati ndonjë telashe për ta marrë dokumentin.

    “Për rastin njoftuan sot por unë nuk kam pasur kurrfarë problemi, para një jave i kam dorëzuar, çdogjë në rregull…për pasaportë (kam aplikuar) gjithçka në rregull është”, tha ajo.

    Por Lutfie Ymeri nga fshati Bistricë e Mitrovicës Veriore nuk mundi të aplikonte për letërnjoftim. Kjo pasi që qendra nuk është duke funksionuar për shkak të rasteve me COVID që janë konfirmuar në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në komunën e Mitrovicës.

    “Nuk kreva asgjë… erdha për letërnjoftim, thanë shko në lagje të Boshnjakëve”, u shpreh ajo.

    Për të marrë letërnjoftim në Qendrën për Pajisje në Mitrovicë, kishte ardhur edhe Enver Zahiti. Ndonëse nuk ishte i informuar që qendra nuk po punon, ai dokumenti e mori.

    “Për letërnjoftim me tërheqë letërnjoftimin… në derë po e shohim por njoftim nuk kemi pasur…po ma merr mendja pasi më ka ardhur sms vetëm për tërheqje”, theksoi Zahiti.

    Njoftimi për mbylljen e Qendrës për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore, u bë i ditur nga ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku thuhej se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese.

    “Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta për qytetarin. Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme”, thuhet në njoftim .

    Për shkak të disa rasteve pozitive me COVID19, javë më parë është mbyllur edhe Agjencia e Regjistrimit Civil, në kuadër të të cilës është edhe Qendra për Pajisje me Dokumente e Mitrovicës Jugore.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.