×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​127 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 127 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

    Ndërkohë, lajm i mirë është se në 24 orë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

    Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 65-vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana: një 59- vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me korona virus janë prekur 13.518
    persona, prej tyre 7.732 janë të shëruar, 5.402 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 384 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    CEO i Tesla-s është shfaqur me mavijosje të dukshme rreth njërit prej syve të tij në konferencën e lamtumirës. Dhe ai ka...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58. Ai ka vlerësuar...
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar partitë e tjera parlamentare për bojkot dhe sabotazh ndaj procesit të votimit për komisionin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.