Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “do të ishte me rëndësi të madhe për Serbinë” nëse Donald Trump do të fitonte një mandat tjetër si president i SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.
“Unë do ta them këtë për herë të parë. Nëse ndodh që Donald Trump të marrë një mandat të dytë, unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla në politikën amerikane, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë,” tha Vuçiq për mediat serbe.
Vuçiq, politikani më i fuqishëm i Serbisë, që dikur kishte shërbyer si kamerier i kriminelëve Vojsllav Sheshel e Sllobodan Millosheviq, nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se ‘ta përkeqësonte pozitën e Serbisë’.
“Nuk mund të flas për detajet, sepse do ta bëja pozitën e Serbisë më të keqe, dhe gjithashtu sepse do t’i vendosja ‘partnerët’ tanë amerikanë në një pozitë të pa lakmueshme. Por besoj se do të ishte një pozicion pak më i lehtë për ne,” tha Vuçiq.