×
  • Lajme
  • Lajme

    ​UNDP: 49 % e kompanive janë përballur me emigrimin e punonjësve në 3 vitet e fundit

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë sot analizën e pulsit publik “Korrelacioni midis Tregut të Punës në Kosovë dhe Emigrimit”,, ku thuhet se sektori i bujqësisë u dallua me 27%, të cilët deklaruan se kompania e tyre nuk i paguan kontributet pensionale. Ndërsa niveli i përgjithshëm i kompanive që nuk paguajnë këto kontribute është 13%.

    UNDP thotë se duke respektuar masat për distancë fizike për shkak të pandëmisë, duke filluar nga ora 14:00 do të bëhet një prezantim virtual i gjetjeve dhe një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe të sektorit privat të cilët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje.

    “Analiza e Pulsit Publik u realizua me një anketë sasiore përfaqësuese me 201 biznese prej 12 mars deri më 2 prill, dhe 17 intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave në Kosovë (6 – 28 prill). Ky publikim i Analizës së Pulsit Publik eksploron lidhjen midis tregut të punës në Kosovë dhe emigracionit. Në ngjarje do të marrin pjesë mbi tridhjetë të ftuar ku, ndër panëlistë të këtij lansimi virtual, do të jenë edhe Joshua Mike, Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike nga USAID, Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës; Berat Rukiqi, President i Odës Ekonomike të Kosovës; si dhe ekspertë të tjerë të fushës”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

    Projekti Pulsi Publik është financuar nga populli amerikan përmes USAID.

    Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të raportit:

    • Metodat joformale të reklamimit të vendit të punës janë ende të zakonshme në Kosovë. Rreth 44% të të gjitha kompanive të intervistuara deklaruan se mënyra kryesore e shpërndarjes së informacionit për vendet e lira të punës është përmes miqve dhe duke e përcjellë gojarisht, ndërsa 39% përdorin mediat sociale. Vetëm disa kompani përdorin platformat online për punësim (12%) ose agjencitë e punësimit (2%) si mënyrën kryesore për reklamim.

    • Përvoja dhe aftësitë e punës janë dy faktorët më të rëndësishëm dhe aspektet më sfiduese gjatë punësimit të stafit të ri. Gati dy në tre kompani kanë punësuar punonjës më pak të kualifikuar (63%) ose kanë caktuar detyra shtesë për stafin aktual (19%) kur nuk kanë gjetur punonjës të rinj me kualifikime të dëshiruara.

    • Shkathtësitë gjuhësore, analitike dhe teknike – janë tri aftësitë kryesore që u perceptuan nga kompanitë si më të vështirat për t’i gjetur në Kosovë.

    • Shumica e kompanive thanë se ua paguajnë kontributet pensionale të gjithë punonjës të tyre me 5% të pagës së tyre bruto, në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (81%). Sektori i bujqësisë u dallua me 27%, të cilët deklaruan se kompania e tyre nuk i paguan kontributet pensionale. Ndërsa niveli i përgjithshëm i kompanive që nuk paguajnë këto kontribute është 13%.

    • Pothuajse gjysma e të gjitha kompanive të anketuara janë përballur me emigrimin e punonjësve të tyre në tre vitet e fundit (49%).

    • Rreth 41% e të bizneseve të anketetuara deklaruan se kompanitë e tyre nuk u përpoqën t’i bindnin punonjësit nëpërmjet benefiteve shtesë, kur këta të fundit kanë vendosur të emigrojnë në një vend tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.