×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Trump thotë se nuk e di nëse do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump sot mbrojti mënyrën e tij të administrimit të krizës së koronavirusit dhe tha që ai do të “shikonte” nëse do t’i pranonte rezultatet në rast të humbjes së garës për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

    Në një intervistë për Fox News, Trump minimizoi rëndësinë e rritjes së fundit të numrit të të infektuarve, duke përsëritur pretendimin e tij se ishte rezultat i testimit të intensifikuar.

    Për pretendimin se shkalla e rasteve pozitive është rritur gjithashtu, Trump tha se “shumë nga këto raste janë të rinj që do të kurohen brenda një dite dhe se kanë një ftohje”.

    Trump tha se Anthony Fauci, një ekspert për COVID-19 i cili paralajmëroi se shtetet po hapeshin shumë shpejt, “ishte paksa panikues”.

    Presidenti tha se Fauci ishte “i gabuar” në lidhje me shkallën e krizës, duke përfshirë mos rekomandimin fillimisht të maskave, por mohoi që Shtëpia e Bardhë po bënte fushatë kundër mjekut.

    Shtetet e Bashkuara kanë 3 milionë e 730 mijë të infektuar dhe mbi 140 mijë të vdekur, dhe është në krye të renditjes botërore në të dy parametrat.

    Sa i përket garës presidenciale, Trump këmbënguli që të mos “humbiste” ndaj kandidatit demokrat Joe Biden, duke i quajtur sondazhe “false”.

    Sipas sondazhit të fundit, 49 për qind e qytetarëve do të votonin për Biden dhe 41 për qind për Trump.

    “Së pari dhe më e rëndësishmja, nuk po humbas sepse këto janë sondazhe pa asnjë lidhje,” tha Trump.

    I pyetur nëse do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse Biden fiton, presidenti Trump u përgjigj: “Unë duhet të shoh, nuk do të them vetëm po”.

    Biden, 77-vjeç, kalon shumicën e kohës në rezidencën e tij në shtetin amerikan Delaware, nga ku po bën përpjekje në një fushatë mediatike përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

    Trump përsëriti pretendimin e tij se “votimi me postë do të manipulojë zgjedhjet”.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.