×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Reagon Thaçi: Asnjë i pandehur nuk i ikë drejtësisë, s’ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it.

    Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë, prandaj, nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa ka shtuar se integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

    “E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Presidentit Thaci.

    Kjo është deklarata e plotë e Thaçit:

    Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës

    Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara.

    Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

    Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë.

    E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm.

    Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë.

    Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve.

    Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

    E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik.

    Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj.

    Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Përfaqësues të NP “Termokos” Sh.A së bashku me përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Ekonomisë,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke e...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se qëllimshëm po vonon e pengon reformën në drejtësi. Haxhiu tha se Qeveria...
    Lajme22 Nëntor 2024
    310 infermierë ikën nga Kosova gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2” kjo shihet nga vërtetimet e Kodit Etik të lëshuara Viti 2024...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nexhmie Gori, kryetare e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, ka theksuar se rritja e pagave është një hap i nevojshëm për motivimin...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë ambasadori i ShBA-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.