×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pacienti që rezultoi sot pozitiv me COVID-19, nuk gjendet në Komunën e Malishevës

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media sqaron se personi i rezultuar pozitiv me koronavirus, nuk gjendet në këtë komunë, pasi që ai është kthyer në vendin e tij ku jeton me familje jashtë vendit.

    Sqarimi i Komunës së Malishevës vjen pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi sonte se edhe një person nga Komuna e Malishevës ka rezultuar pozitiv sot me COVID-19.

    Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë sqaron se ka pasur kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje.

    Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mund të presë më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.

    Shtabi Komunal iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën e nevojshme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit...
    Lajme22 Maj 2025
    Policia ka realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.