×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Krasniqi-Osmanit: Çka janë këto manipulime, UÇK-në e mbron historia

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka reaguar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, duke i thënë se janë manipulime dhe keqinformim, pasi askush nuk po kërkon me mbrojt UÇK-në nga populli, sepse atë e mbron historia dhe të bëmat e saj.

    Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohej projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ka pyetur nga kush po rrezikohet UÇK, kur dihet që ajo ka lindur nga populli.

    Kurse, Krasniqi ka reaguar duke thënë se është turp që nuk e kanë mbrojt UÇK-në në mënyrë institucionale deri më sot.

    Krasniqi tha se debati nisi mirë me propozime konkrete

    Krasniqi: Është absurd, nuk përdorim UÇK-në për ta cenuar lirinë e qytetarëve

    “Kushdo që ka menduar që përmes këtij ligji qëllimi ynë si iniciator për me ia cenuar kujdo qoftë lirinë e shprehjes e ka gabim. Ne nuk jemi të çmendur që organizatën e cila e ka mundësuar, jo krejt e vetme, lirinë e qytetarëve të Kosovës, me shfrytëzuar në ligj për ta cenuar po atë liri që iu ka ardhur përmes këtyre, qytetarëve. Kjo është absurdë, nuk ka qëllim të fshehët ky ligj….Qëllimi është me pas një ligj që megjithatë, në mënyrë institucionale e mundëson mbrojtjen e emrit të UÇK-së, askush nuk po kërkon me mbrojt UÇK-në nga populli, çka janë këto manipulime, po UÇK-ja është populli. Po edhe brenda këtij populli, ata që nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk kanë me qenë kurrë me UÇK-në, kanë të drejt me pas mendimin e vet, askush nuk po ua cenon, as mohon ….po mos thuani se është keq informim me thënë prej kujt po e mbroni UÇK-në, nuk po duam me mbrojt UÇK-në, UÇK-në e mbron historia, e mbron të bëmat, e mbrojnë veteranët, e mbrojnë dëshmorët, gjaku i tyre që sot na ka mundësuar me qen ne këtu, dikush mbar e dikush mbrapsht, s’kemi nevojë me mbrojt, nuk është kjo për me mbrojt por vlerën në mënyrë institucionale, është turp që nuk e kemi mbrojt deri sot”, tha ai.

    Krasniqi tha se ligjet nuk shkruajnë as rishkruajnë historinë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani në një prononcim për “Front Online” thotë se në veri jo krejt qytetarëve...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse. Ai...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore. Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në ato zona ku ka filluar faturimi i rrymë ka ankesa të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të rrymës. Kështu...
    Sport22 Nëntor 2024
    Sipas mediumeve spanjolle, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për një nga lojtarët e Real Madridit, i cili duket të jetë i nderuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.