×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kosova, temë në fushatën presidenciale amerikane? Partitë e shohin si pozitive

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Kosova dhe çështja e dialogut me Serbinë mund të bëhet temë e fushatës elektorale në SHBA. Përfshirja e kandidatit të Partisë Demokratike për president të SHBA-së, Joe Biden në rifillimin e dialogut dhe kërkesa e tij për bashkërendim me evropianët, po shihet si aspekt pozitiv për Kosovën. Pavarësisht kësaj, deputetët e tri prej partive parlamentare konsiderojnë që vendi nuk duhet të vejë në dyshim mbështetjen amerikane, qoftë nga republikanët apo demokratët.

    Se dialogu Kosovë-Serbi mund të bëhet temë e fushatës elektorale në SHBA e thotë për deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, por shprehet se kjo nuk duhet të afektojë vendin karshi qëndrimit amerikan.

    Bislimi:Kosova mund të bëhet temë e fushatës elektorale në SHBA

    “Mund të bëhet, por kjo nuk duhet të afektojë neve vizavi qëndrimit amerikan. Do thotë le të bëhet temë, le të kenë opsione administrata Trump që ndoshta nuk i shkojnë përshtati kandidaturës së Bidenit. Por të njëjtën kohë asnjë shqiptar i Kosovës nuk besoj se duhet të vejë në dyshim përkrahjen e mbështetjen amerikane”, thotë ai.

    Si pozitive për Kosovën këtë po e sheh edhe kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj.

    Kadrijaj: Nëse veç bëhet temë dhe secili jep rekomandime pozitive, pse jo

    Video:

    “Nëse veç bëhet temë dhe secili jep rekomandime pozitive që do të ndihmojë Kosovën në këto procese të vështira, që do të ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe cilëndo marrëveshje që shkon në favor të Kosovës, pse jo”, thotë ajo.

    Ndërkaq, deputeti i partisë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca diskutimin për Kosovën në para fushatën elektorale në ShBA po e sheh si dinamikë të brendshme të politikës atje.

    Gjyshinca: Të diskutuarit për Kosovën, dinamikë e brendshme politike

    “Të diskutuarit për Kosovën në kuadër të debatit për zgjedhje në ShBA ne i shohim si dinamikë e brendshme politike të shtetit amerikan. Ne jemi mirënjohës për kontributin dhe ndihmën që të gjithë, pa marrë parasysh Partia Republikane, apo ajo Demokratike kanë dhënë ndaj Kosovës”, thotë ai.

    Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka tentuar të marrë një mendim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Ndryshe, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, përmes një deklarate javën e kaluar përshëndeti rifillimin e dialogut midis palëve kosovare edhe serbe, për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Sipas Biden është nevojshme “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjellë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike”, që do t’i hapte rrugën e anëtarësimit në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Biden kritikoi administratën e presidentit Donald Trump sepse “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë”. Sipas Biden, në qoftë se zgjidhet president, administrata e tij “do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”.

    Richard Grenell, përfaqësuesi i Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, reagoi ndaj deklaratës duke e akuzuar Biden se po e politizon procesin dhe se “asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.KP.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër Kukësit. Sipas një lexuesi të Gazetës Express,...
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Vitit të Ri 2025. Postimi i tij: Mirë...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc në ora 18:40, të martën. Këtë për Front Online e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhëës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.