×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Konstituimi i Kuvendit të Maqedonisë brenda 20 ditësh

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Më së voni 20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahet seancë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa seancën e drejton kryetari i përbërjes së mëparshme, në këtë rast Talat Xhaferi.

    Kuvendin do ta përbëjnë 120 deputetë, të cilët i përfaqësojnë qytetarët dhe vendosin sipas bindjes së tyre.

    Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjedhën për katër vjet. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi dhe fillon që nga seanca konstituive e Kuvendit. Kuvendi i porsazgjedhur takohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.

    Në nenin 63 të Kushtetutës është paraparë, nëse nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të të përfundimit të zgjedhjeve.

    Në Kushtetutë është paraparë që presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partitë që kanë shumicën në Parlament.

    Mandatari në afat prej 20 ditëve pasi i jepet mandati, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

    Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.