×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Jashari me mesazh para vitit të ri shkollor: Mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e fazës së parë të vitit të ri shkollor.

    Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur, se konform vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas udhëzimeve dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19, nesër do të hapen të gjitha shkollat për nxënësit e klasave 1-6 dhe 10, derisa klasat 7-9 dhe 11,12 do të fillojnë mësimin në fazën e dytë, më 21 shtator.

    Ai ka thënë se për një proces të rregullt të mësimit duke shmangur infeksionin, Komuna e Skenderajt dhe secila shkollë ka themeluar task-forcën, si dhe kanë dezinfektuar të gjitha shkollat.

    Një falënderim të veçantë, i pari i Skenderajt ka adresuar ndërkaq për ministrin Ramë Likaj, për donacionin me maska për nxënësit.

    “Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore. Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale. Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë. Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të panumërta”, shkruan Jashari në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Nxënës të dashur, Panik Jo, Kujdes Po, mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur!

    Pas përgatitjeve të bëra nga komuna jonë, drejtoria e Arsimit, konform vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas udhëzimeve dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19, neser do të hapen të gjitha shkollat e komunës sonë, për nxënësit e klasave: parashkollor, 1,2,3,4,5,6 dhe 10, kurse klasat: 7, 8, 9 dhe 11,12 do të fillojnë mësimin nga java tjetër, me 21 shtator.

    Për të pasur një proces të rregullt të mësimit duke shmangur mundësitë e përhapjes së infeksionit, kemi themeluar task forcën komunale, secila shkollë po ashtu ka të themeluar task forcën, kemi dezinfektuar të gjitha shkollat dhe do të dezinfektohen çdo ditë.
    Kemi pranuar donacion nga MASH-i maska për nxënësit e komunës sonë, për të cilin donacion falënderoi Ministrin, z. Likaj.

    Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore.

    Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale.

    Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë.

    Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të pa numërta!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.