×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Hera e tretë brenda një viti që Bullgaria dëbon spiun rusë që nën petkun e diplomatit kryenin aktivitete spiunazhi

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Prokuroria bullgare ka shpallur non-grata diplomatet rusë, Sergei Nikolashin dhe Vladim Bikov. Të dy diplomatët rusë janë pjesëtarë të Shërbimit inteligjent të jashtëm rus-SVR, të cilët në Bullgari po kryenin aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit. Kështu bëjnë të ditur mediat bullgare.

    Sipas prokurorisë bullgare, kundër dy diplomatëve rusë kishin filluar procedurat hetimore, për mbledhje të informacione që përbënin sekrete shtetërore. Pasi që personat e dyshuar gëzonin imunitet diplomatik, procedurat hetimore ishin pezulluar dhe dy diplomatët rusë, Sergei Nikolashin dhe Vladim Bikov, ishin shpallur persona non-grata dhe kërkohej që brenda 72 orëve të lëshonin territorin e Bullgarisë. Në lidhje me kërkesën për lëshimin e territorit të Bullgarisë është njoftuar edhe Ambasada e Rusisë në Sofje.

    Të dy diplomatët rus, pos që akuzohen për mbledhjen e informacioneve sekrete, siç ishin informacionet për aeroplanët e rinj F-16 dhe planeve për blerjen e dronëve ushtarak, ata kishin marrë pjesë edhe në sabotime në fabrikat ushtarake bullgare.

    Që nga shtatori i vitit të kaluar ky është skandali i katërt i spiunazhit rus në Bullgari, ndërsa skandali i tretë diplomatik, ku pjesëtarë të Ambasadës ruse në Sofje shpallen persona të pa dëshiruar dhe kërkohet lëshimi i territorit të Bullgarisë.

    Edhe pse zyrtarisht nuk flitet, në Bullgari kryejnë aktivitete spiunazhi një numër i madh i spiunëve rusë, si ata që janë nën petkun e diplomatit ashtu edha ata klandestin. Në lidhje me këtë problematikë, ish ministri i jashtëm bullgar, Solomon Passy, ishte shprehur se në Bullgari kryejnë aktivitete spiunazhi më shumë se 100 spiunë rusë. Vetëm në Ambasadën ruse në Sofje janë rreth 70 zyrtarë ku një pjesë e konsideruar e tyre janë pjesë e shërbimeve inteligjente ruse. Në kompani dhe shoqata ruse janë edhe qindra të punësuar, ku një pjesë e tyre janë gjithashtu pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse. Kjo deklaratë e ish ministrit të jashtëm Passy ishte bërë pas akuzave kundër politikanit bullgar, Nikolay Malinov për spiunazh në favor të Rusisë./KosovaPress/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse. Ai...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore. Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.