×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haziri: Virusi s’ka krahë për të fluturuar, e merr nëse s’je i kujdesshëm

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit, ka mbajtur sot një mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, për vlerësimin e situatës pas 15 rasteve të reja pozitive me COVID-19.

    Pas takimit, Haziri ka bërë të ditur se dy pacientë të cilët po hospitalizoheshin në Spitalin e Përgjithshëm, kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 24 orëve, derisa nga 17 rastet e paraqitura nga IKSHP, dy janë ritestime, e jo raste të reja pozitive.

    “Ngushëllime për familjarët për humbjen e më të dashurve dhe do ta kenë solidaritetin tonë. 682 të infektuar janë në total, 468 të shëruar, 186 raste janë aktive, 28 e kanë humbur betejën me COVID, 32 të hospitalizuar dhe për 27 mostra po i presim rezultatet nga IKSHP”, ka thënë ai.

    Haziri njoftoi se kanë diskutuar çështjen e varrimeve të personave që ndërrojnë jetë nga koronavirusi, duke kërkuar nga Qeveria që ta zgjidhë këtë problem, sipas protokollit shtetëror.

    Ai ka theksuar se brenda pesë muajve ka funksionuar jashtëzakonisht mirë trekëndëshi i bashkëpunimit mes emergjencave civile, profesionistëve shëndetësorë dhe organeve të sigurisë, derisa ka shhtuar se është e paqartë ndalesa e pesë zyrtarëve komunalë, derisa po e kryenin punën së bashku me Policinë e Kosovës.

    “Por, kjo çështje fatmirësisht është zgjidhur dhe besojmë në funksionimin e këtij trekëndëshi të partneritetit, në ruajtjen e shëndetit publik. Ky partneritet edhe më tutje mendoj se nuk mund të dëmtohet njëanshëm”, ka thënë Haziri.

    Ai ka kërkuar që lojaliteti dhe solidariteti qytetar të rritet në mënyrë që të evitohen masat shtrënguese dhe represive, të cilët mund të vijnë në shprehje nëse nuk zbatohen masat anti-COVID-19.

    “Ju ftoj që të dilni në rrugë e në punë me masa mbrojtëse antiCOVID-19. Virusi nuk ka krahë për të fluturuar, nuk i shkon askujt në shtëpi dhe as nuk i del përpara askujt. Por, nëse nuk je i kujdesshëm, mund të infektohesh”, ka thënë Haziri.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.