×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Grenell thotë se është bërë progres i madh këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd.

    Ai ka shkruar në Twitter se krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Uashington më 4 shtator.

    “Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka shkruar Grenell, duke shtuar se vizita e delegacionit të Qeverisë amerikane në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme.

    Edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd Anthony Godfrey e ka quajtur të rëndësishme marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 4 shtator, e që sipas tij do të krijojë vende pune, progres dhe stabilitet.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.