×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Gjykata e Apelit gjatë pandemisë ka zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e sistemit gjyqësor, me theks të veçantë në zhvillimet që po e përcjellin Gjykatën e Apelit.

    Shala tha se Gjykata e Apelit, me gjithë numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, po punon në maksimum që t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale.

    Ai theksoi se me gjithë vështirësitë e punës gjatë masave pandemike, Gjykata e Apelit ka arritur që përpos rasteve urgjente, të zgjidhë një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta.

    Në takim u bisedua edhe për nevojën për reforma të vazhdueshme në infrastrukturën ligjore dhe institucionale, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritje të besimit publik.

    Temë diskutimi ishte edhe mënyra e funksionimit të Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditës së premte në kryeqytet. Si pasojë ngasësi i motoçikletës...
    Kronika21 Nëntor 2024
    Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtës...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.