×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Arabia Saudite detyron përdorimin e maskës gjatë Haxhit

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Pelegrinët myslimanë në Haxhin e këtij viti duhet të mbajnë maska në fytyrë tërë kohës, njoftuan sot autoritetet saudite, ndërsa punonjësit do të sigurohen që të mos ketë mbingarkesë ose tubime gjatë pelegrinazhit, që, në kohë normale, mbledh së bashku më shumë se dy milionë njerëz.

    Arabia Saudite ka ulur në mënyrë drastike pelegrinazhin këtë vit, në mes të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se vetëm ata mijëra që tashmë jetojnë brenda mbretërisë mund të kryejnë Haxhin, që do të fillojë në fund të korrikut.

    Arabia Saudite i ka ndaluar këtë vit pelegrinët nga jashtë mbretërisë në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

    Edhe pse prej disa javësh mbretëria e ka hequr shtetrrethimin e rreptë dhe shumicën e kufizimeve të vendosura, fluturimet ndërkombëtare mbeten ende të pezulluara.

    Mbretëria ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të COVID-19 në botën arabe, me më shumë se 213.000 infeksione dhe më shumë se 1.900 viktima.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.