×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Ambasada shqiptare në Rumani: Shqipëria s’ndodhet në listën e vendeve me risk

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik, për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetizolimit.

    Ambasada shqiptare në Rumani publikoi sot vendimin e qeverisë rumune, e cila ka zgjatur Gjendjen së Alertës për një periudhë 30 ditore, duke filluar nga data 16 gusht 2020.

    Sipas këtij vendimi, “vijon të mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes në territorin e Rumanisë të shtetasve të huaj (të vendeve jashtë BE-së, Zonës Ekonomike të Përbashkët dhe Zvicrës) apo apartitë.

    Përjashtohen nga ky ndalim anëtarët e familjes së qytetarëve rumun, e vërtetuar kjo me leje qëndrimi në Rumani në cilësinë e anëtarit të familjes.

    Anëtarët e familjes së shtetasve të vendeve të BE-së, Zonës së Përbashkët Ekonomike dhe Zvicrës, të cilët kanë rezidencën në Rumani;

    Shtetasit që kanë vizë afatgjatë, Leje Qëndrimi ose një dokument të ngjashëm me Lejen e Qëndrimit të lëshuar nga autoritetet rumune ose një dokument të ngjashëm me këto të lëshuar nga autoritetet e vendeve të tjera, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian;

    Personat që udhëtojnë në interes profesional, e vërtetuar kjo përmes vizës, Lejes së Qëndrimit ose një dokumenti të ngjashëm, përkatësisht personel mjekësor, kërkues në fushën e mjekësisë, personel mjekësor për kujdesin geriatrik, si dhe transportuesit dhe kategori të tjera të përfshira në transportin e mallrave të cilët sigurojnë këto transporte të nevojshme;

    Personeli i Misioneve Diplomatike, Zyrave Konsullore dhe Organizatave Ndërkombëtare dhe familjarëve të tyre që i shoqërojnë në misionet e përhershme në territorin e Rumanisë, personeli ushtarak ose personeli i cili mund të sigurojë ndihmë humanitare;

    Personat në tranzit, përfshirë ata të riatdhesuar si pasojë e dhënies së mbrojtjes konsullore;

    Pasagjerët që udhëtojnë për arsye të jashtëzakonshme;

    Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare ose që kanë arsye të tjera humanitare;

    Të huajt dhe apatritët që udhëtojnë për motive studimesh;

    Të huajt dhe apatritët që janë punëtorë të kualifikuar, nëse marrja e tyre në punë është e nevojshme për ekonominë, ndërsa aktiviteti nuk mund të shtyhet ose të zhvillohet në distancë.

    Të huajt dhe apatritët, punëtorë ndërkufitarë, punëtorë sezonal në bujqësi, personel lundrues detar dhe lumor; anëtarët e delegacioneve sportive ndërkombëtare të cilët marrin pjesë në kompeticione sportive të organizuara në territorin e Rumanisë, si parashikohet në ligjet në fuqi”.

    Ambasada bën të ditur se “mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha ambientet e brendshme, transportin publik, si dhe në të gjitha ambientet e jashtme ku ka grumbullime si: pazare, tregje, stacione autobusi apo treni, zona ku zhvillohen festime apo pelegrinazhe, shëtitore, si dhe ambientet e jashtme të objekteve turistike”.

    Gjithashtu, thekson Ambasada, “momentalisht, Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të larte epidemiologjik. Për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetizolimi. Kjo listë përditësohet çdo ditë të hënë, në orën 16:00, ora e Rumanisë”./atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikësm Joe Biden, u ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 prej emrave më të...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Nuk është sekret që aktorët më të njohur shpesh paguhen shumë mirë. Edhe pse fitimet nga shfaqjet në kinema mund të jenë...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Lajme04 Janar 2025
    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.