×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​127 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 127 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

    Ndërkohë, lajm i mirë është se në 24 orë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

    Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 65-vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana: një 59- vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me korona virus janë prekur 13.518
    persona, prej tyre 7.732 janë të shëruar, 5.402 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 384 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Donald Trump dhe Kamala Harris bënë fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas disa muajve në tubime, intervista, reklama...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Gjersa Donald Trumpi përfundoi fjalimin e tij të fundit në tubim, ka ardhur edhe rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve –...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Donald Trumpin dhe Kamala Harrisin që konkurojnë për t’u bërë president...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Prishtina po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës së saj për një mjedis më të pastër...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Gjersa Donald Trumpi përfundoi fjalimin e tij të fundit në tubim, ka ardhur edhe rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve –...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka postuar një fotografi të rrallë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Në katër vjetorin...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij. Nëpërmjet...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në “X” për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen sot në Amerikë. “Sot,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.