Lajme

Zyrtarja e Lartë e USAID’it në Kosovë, nesër pritet nga Osmani

Zyrtarja e Lartë e USAID’it në Kosovë, nesër pritet nga Osmani
20:53 | 04 Dhjetor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë do ta pres në takim administratorja e USAID’it, Erin E. McKee.

Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.

“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.

Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe te afarizmat.

Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera