×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zyrtari i OBSH-së thotë se nuk ka nevojë për masa shtesë të izolimit në Evropë

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.

    Këto vende po shënojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, kryesisht për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve.

    “Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominë të funksionojë”, tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së.

    Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar rritje numrit të rasteve me koronavirus.

    Italia regjistroi 845 raste të reja më 20 gusht, numri më i lartë i rasteve ditore që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania raportoi 1,707 raste, numri më i lartë që nga muaji prill.

    Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara është akoma shumë më i lartë se në Evropë.

    Autoritetet raportuan për 46.000 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,575,323.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në mbi 22 milionë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet për paqe në Ukrainë nuk do të kenë përparim pa një takim të drejtpërdrejtë...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Në fjalimin e tij përmbyllës nga vizita në Ankara të Turqisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se vendi i tij nuk...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen, duke u shprehur se homologu turk e mbështet Ukrainën...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona mund të shpallet kampione e Spanjës sonte, dy xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga. Gjiganti katalunas ka mundur të festonte...
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    Lajme15 Maj 2025
    Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, Nathalie Loiseau, në një konferencë për media ka...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se pas dy ditëve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, janë gjetur mbetjet...
    Lajme15 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji dy të dyshuarave në rastin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.