×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë i LDK-së e pyet Qunin: Pretendent apo kandidat?

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Anton Quni anëtari i kryesisë së LDK-së, është personi i parë që publikisht ka pranuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

    Deri më tani përveç Qunit, askush nuk ka paraqitur kandidaturën për kryetar të LDK-së.

    Por për kandidaturën e Qunit, menjëherë ka reaguar zyrtari i lartë i LDJ-së, Muhamet Hamiti.

    Hamiti përmes facebook-ut ka thënë se kjo kandidaturë është e njëanshme dhe e vetëshpallur.

    Madje deklaratat e Qunit, Hamiti i ka quajtur pretendime, asgjë më shumë.

    “‘Pretendent’ apo ‘kandidat’?  Ka dallim kuptimor te këto fjalë/koncepte. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për  kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë. Ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie. Të gjithë pretendentët (vetë)quhen kandidatë te ne”, ka shkruar Hamiti.

    E LDK ka disa ditë që ka mbetur pa kreun e partisë. Kjo pasi Isa Mustafa dha së fundmi dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së pas humbjes dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10159152026299828

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.