×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtari i Gjilanit tregon shumën e paguar për aplikimin e një vize nga klubi në garat evropiane

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vitet e fundit, derisa së fundmi edhe nga shtetet kryesore të BE-së janë dhënë shenja pozitive, raporton FrontOnline.

    Përpos qytetarëve që duan të dalin në Evropë për turizëm, biznes apo arsye të tjera, mos-liberalizimi i vizave u ka kushtuar shumë edhe klubeve kosovare të futbollit.

    Dihet se katër klube të Superligës së Kosovës marrin pjesë në garat evropiane çdo vit, derisa pajisja me vizë e futbollistëve dhe anëtarëve tjerë u merr shumë kohë dhe ka kosto të madhe financiare për klubet.

    Sivjet, në garat evropiane morën pjesë Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi, teksa suharekasit vazhdojnë ende të luajnë historikisht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    May be an image of 7 people, people standing, people playing sports and outdoors

    Gjilani që sivjet mori pjesë në rundin e parë të Ligës së Konferecës, u desh t’i pajisë anëtarët e klubit me vizë për udhëtimin drejt Letonisë ku u përballë me Liepajën.

    Menaxheri i përgjithshëm i klubit gjilanas, Drilon Sylejmani ka folur për vështirësitë dhe koston financiare të procedurës së aplikimit për viza.

    Sfidat e pajisjes me vizat Schengen të klubeve kosovare për garat evropiane

    Zyrtari i Gjilanit, Drilon Sylejmani ka zbuluar procedurat e pajisjes me vizë për futbollistët dhe anëtarët tjerë të klubit.

    Ai ka thënë se një proces i tillë ishte mjaft i mundimshëm.

    “Procedurat burokratike për sportistët në përgjithësi, jo vetëm për futbollistët, janë tejet të mundimshme. Futbollistët kanë qëndruar për orë të tëra para ambasadës për të aplikuar për vizë. Kemi humbur edhe seancat stërvitore, vetëm e vetëm për të pritur në radhë për termine”, tha fillimisht Sylejmani për FrontOnline duke vazhduar:

    “Për kosto financiare mos të flasim. 105 euro na kushtuar një aplikim, duke mos marrë parasysh edhe një varg dokumentash të cilat është dashur të jenë gati për në ditën e aplikimit”.

    May be an image of 1 person and standing

    Tutje, ai shpreson se në të ardhmen e afërt të liberalizohen vizat.

    “Vetëm për të aplikuar për vizë futbollistëve u merr kohë, një apo deri në dy ditë, për të kompletuar dokumentet, pastaj edhe për të aplikuar”, theksoi ai.

    “Shpresojmë në një të ardhme të afërt të liberalizohen vizat, por edhe nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, institucionet qendrore të bëjnë më shumë për klubet sportive dhe sportistët në mënyrë që pritjet e tyre të gjata dhe procedurat byrokratike para ambasadave të largohen”, përfundoi të hënën për portalin Drilon Sylejmani./FrontOnline/

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.