Sport

Sfidat e pajisjes me vizat Schengen të klubeve kosovare për garat evropiane

Sfidat e pajisjes me vizat Schengen të klubeve kosovare për garat evropiane
10:42 | 26 Shtator 2022

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vitet e fundit, derisa së fundmi edhe nga shtetet kryesore të BE-së janë dhënë shenja pozitive, raporton FrontOnline.

Përpos qytetarëve që duan të dalin në Evropë për turizëm, biznes apo arsye të tjera, mos-liberalizimi i vizave u ka kushtuar shumë edhe klubeve kosovare të futbollit.

Dihet se katër klube të Superligës së Kosovës marrin pjesë në garat evropiane çdo vit, derisa pajisja me vizë e futbollistëve dhe anëtarëve tjerë u merr shumë kohë dhe ka kosto të madhe financiare për klubet.

No description available.

Sivjet, në garat evropiane morën pjesë Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi, teksa suharekasit vazhdojnë ende të luajnë historikisht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Gjilani që sivjet mori pjesë në rundin e parë të Ligës së Konferecës, u desh t’i pajisë anëtarët e klubit me vizë për udhëtimin drejt Letonisë ku u përballë me Liepajën.

May be an image of 7 people, people standing, people playing sports and outdoors

Menaxheri i përgjithshëm i klubit gjilanas, Drilon Sylejmani ka folur për vështirësitë dhe koston financiare të procedurës së aplikimit për viza.

Nga ana tjetër, prej klubit të Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit kanë neglizhuar pyetjet e portalit dhe nuk kanë “gjetur kohë” të përgjigjen.

Sylejmani: 105 euro na ka kushtuar një aplikim

Zyrtari i Gjilanit, Drilon Sylejmani ka zbuluar procedurat e pajisjes me vizë për futbollistët dhe anëtarët tjerë të klubit.

Ai ka thënë se një proces i tillë ishte mjaft i mundimshëm.

“Procedurat burokratike për sportistët në përgjithësi, jo vetëm për futbollistët, janë tejet të mundimshme. Futbollistët kanë qëndruar për orë të tëra para ambasadës për të aplikuar për vizë. Kemi humbur edhe seancat stërvitore, vetëm e vetëm për të pritur në radhë për termine”, tha fillimisht Sylejmani për FrontOnline duke vazhduar:

“Për kosto financiare mos të flasim. 105 euro na kushtuar një aplikim, duke mos marrë parasysh edhe një varg dokumentash të cilat është dashur të jenë gati për në ditën e aplikimit”.

May be an image of 1 person and standing

Tutje, ai shpreson se në të ardhmen e afërt të liberalizohen vizat.

“Vetëm për të aplikuar për vizë futbollistëve u merr kohë, një apo deri në dy ditë, për të kompletuar dokumentet, pastaj edhe për të aplikuar”, theksoi ai.

“Shpresojmë në një të ardhme të afërt të liberalizohen vizat, por edhe nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, institucionet qendrore të bëjnë më shumë për klubet sportive dhe sportistët në mënyrë që pritjet e tyre të gjata dhe procedurat byrokratike para ambasadave të largohen”, përfundoi të hënën për portalin Drilon Sylejmani.

Llapi me dy pjesëmarrje në Evropë, por asnjëherë nuk iu deshën vizat

Si fitues i Kupës së Kosovës, skuadra e Llapit mori pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar si dhe sivjet.

Edicionin e kaluar, Llapi u eliminua nga Shkupi në rrethin e parë, derisa sivjet e pësoi nga Buduçnost Podgorica.

[HIGHLIGHTS] Gjilani vs Llapi (0:1) - ALBI MALL Superliga Java 8

Pra, duke luajtur vetëm në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, klubit nga Podujeva nuk iu desh aplikimi për viza që të udhëtojë tutje./FrontOnline/

Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj

Të tjera