×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zyra e Milionerëve të Energjisë

    FrontOnline
    23 Shkurt 2022

    Shumë konsumatorë këto ditë kanë filluar t’i bëjnë publike faturat e energjisë elektrike, të cilat në të shumtën e rasteve janë dyfishuar pas 9 shkurtit të këtij viti, kur kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë. Shtrenjtimi i rrymës i ka “goditur” në xhep, sidomos konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovatë energji elektrike në muaj, si pasojë e mungesës së alternativave për ngrohje gjatë dimrit, përpos rrymës.

    Disa konsumatorë madje kanë bërë publike në rrjete sociale fatura të energjisë elektrike për muajin shkurt, të cilat kalojnë vlerën prej 500 euro, që është më shumë se një pagë mesatare mujore në Kosovë, e cila është rreth 400 euro, raporton Front Online.

    Vendimin që rryma të shtrenjtohet prej rreth 100 % për konsumatorët që shpenzojnë në muaj mbi 800 kilovat orë energji elektrike më 8 shkurt të këtij viti e ka marrë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) vetëm pas njoftimit nga Qeveria e Kosovës se do ta subvencionoj importin e shtrenjtë të energjisë me rreth 90 milionë euro për vitin 2022. Po qe se llogaritet edhe ky subvencion qeveritar, shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike në Kosovë nga 9 shkurti është rritur deri në 200%.

    Por, kush janë anëtarët e Bordit të ZRRE-së që vendosën për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 9 shkurtit 2022?

    Shumica prej tyre rezultojnë shumë të pasur, me pasuri të patundshme deri në mbi gjysmë milioni euro, përfitime të shumta financiare nga institucionet tjera publike, si dhe drejtues biznesesh që aktivitet primar e kanë ndërtimin e projekteve të shërbimeve publike për energji elektrike dhe telekomunikime.

    Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së, ka pasuri të patundshme familjare në vlerë prej 245 mijë euro, dy vetura në vlerë prej 20 mijë euro, pagë vjetore prej 15250 euro në ZRRE, si dhe pagë vjetore të bashkëshortes nga banka TEB në vlerë prej 7440 euro.

     

     

    Selman Hoti, “bosi” i Bordit të ZRRE-së

    Anëtari i Bordit të ZRRE-së, Selman Hoti, i cili ka votuar për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, rezulton të jetë shumë i pasur financiarisht.

    Ai ka deklaruar 333 mijë euro patundshmëri, prej të cilave rreth 300 mijë euro patundshmëri i ka blerë në dhjetë vitet e fundit. Hoti poashtu ka dy vetura në vlerë prej 23 mijë euro.

    Si anëtar i Bordit të ZRRE-së, Selman Hoti, ka edhe 33% të aksioneve në vlerë prej rreth 170 mijë euro në biznesin privat “Electra”, biznes ky që aktivitet primar ka ndërtimi i projekteve të shërbimeve publike për energji elektrike dhe telekomunikime, raporton Front Online.

    Hoti i ka 51 mijë euro para të gatshme në banka komerciale dhe 15 mijë euro borxh për blerjen e shtëpisë, të cilën ka deklaruar se e ka blerë për 165 mijë euro.

    Të hyra vjetore familjare të anëtarit të Bordit të ZRRE-së, Selman Hoti, arrijnë në  37 mijë euro.

    Përndryshe, Selman Hoti, para se të emërohej në Bord të ZRRE-së ka punuar si menaxher në KEDS.

     

    Anëtari i Bordit: Pagë nga ZRRE, fëmijët me pagë nga Qeveria dhe qira për vendosjen e antenës së operatorit Vala

    Më keq financiarisht se kolegu i tij Selman Hoti nuk qëndron as anëtari tjetër i Bordit të ZRRE-së, Izet Rushiti. Ky i fundit ka deklaruar në Antikorrupsion pasuri të patundshme familjare në vlerë prej 292 mijë euro, 5 vetura familjare në vlerë prej 43 mijë euro dhe 70 mijë euro vlerë në dy biznese, ku i ka 100% të aksioneve, raporton Front Online.

    Edhe Rushiti i ka deklaruar 46 mijë euro para të gatshme në bankë dhe 77 mijë euro detyrime financiare, ndërsa të hyrat familjare të tij arrijnë në 46500 € në vit.

    Përpos pagës së tij në ZRRE, Rushiti ka deklaruar se edhe fëmijët e tij kanë pasur të hyra nga Qeveria e Kosovës, si dhe merr mijëra euro të hyra në vit qira nga Telekomi i Kosovës për vendosjen e antenës së operatorit Vala, përderisa deri në korrik 2020 ka pasur edhe kontratë për mirëmbajtjen e antenës së këtij operatori.

    Edhe Izet Rushiti më herët ka punuar si menaxher në KEDS, përderisa si anëtar i Bordit të ZRRE-së javë më parë vendosi që të shtrenjtohen tarifat e rrymës nga 9 shkurti 2022.

     

     

     

    Ndërsa anëtari tjetër i Bordit të ZRRE-së, Gani Buçaj, ka deklaruar patundshmëri familjare në vlerë prej 150 mijë euro, një veturë që vlen 1500 euro, 28700 euro në bankë (me të bashkëshortes) dhe mbi 20 mijë euro të hyra vjetore familjare.

    /Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.