×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Merkel: Jemi me Kosovën në luftën kundër pandemisë

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, u është përgjigjur 15 shoqatave nga diaspora që i shkruajtën ditë më parë për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë dhe i kërkuan mbështetje.

    Zyra e kancelares në letrën që ua ka kthyer shoqatave nga diaspora,  siguron se Gjermania dhe kancelarja Merkel vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në përballjen me krizën me pandeminë.

    Mirëpo aty theksohet se Kosova duhet të bëjë sa më shpejt hapa drejt rifillimit të dialogut me Serbinë, e që heqja e taksës potencohet të jetë një prej tyre, shkruan Reporteri.

    “Për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës është thelbësore vazhdimi i suksesshëm i Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e përshëndesim faktin që Kosova ka hequr tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Tani është e rëndësishme që Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak së shpejti të mund të nis një dialog mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me pengesat tregtare jotarifore. Gjermania i mbështet fuqishëm përpjekjet e tij”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

    Njoftimi i plotë:

    Te dashur bashkeatdhetare,
    Kjo eshte pergjigja nga Zyra e Kancelares Merkel ndaj Apelit per Ndihme së 14 organizatave shqiptare në Gjermani se bashku me Ne- Federata Europiane e Mjekeve, si perfaqesuesit ligjor te Mjekeve ne Europe.
    Falenderojme nismetaret Muhamet Idrizi
    Denis Bytyqi Genc Kelmendi dhe shoqatat e regjistruara ne Gjermani per kontributin ne kete Initiative te guximshme dhe vizionare.

    Letra Pergjigje nga Zyra Merkel:
    I nderuar Z. Idrizi,
    ju falenderojmë për emailin tuaj të datës 10 Prill 2020 drejtuar Kancelares Dr. Angela Merkel. Para së gjithash do të dëshiroja t’ju falënderoja përzemërsisht për angazhimin tuaj në marrëdhëniet gjermano-kosovare.
    Pandemia e Covid 19 po na perball të gjithë neve me sfida të veçanta. Një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, veçanërisht mes partnerëve miq, është i një rëndësie të veçantë në këto momente.
    Ne me interes të madh po i përcjellim zhvillimet aktuale në Kosovë. Edhe nga pikëpamja jonë është e rëndësishme që të gjithë aktorët e përfshirë t’a orientojnë gjithë energjinë e tyre në përballje me këtë situatë të kësaj krizës të re, e cila u shkaktua përmes Covid-19.
    Gjermania dhe Bashkimi Evropian mbështesin Kosovën konkretisht në luftën kundër pandemisë: Kështu Bashkimi Evropian për një afat të shkurtë kohor mbështeti Kosovën me 30 respiratorë, 5 ambulanca të cilat janë të pajisura plotësisht për ndihmë të shpejtë si dhe me 400 shtretër spitalor.
    Për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës është thelbësore vazhdimi i suksesshëm i Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e përshëndesim faktin që Kosova ka hequr tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Tani është e rëndësishme që Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak së shpejti të mund të nis një dialog mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me pengesat tregtare jotarifore. Gjermania i mbështet fuqishëm përpjekjet e tij.
    Ju urojmë gjithë të mirat në vazhdën e angazhimit të Juaj për miqësinë gjermano-kosovare!
    Përshëndetje të përzemërta
    Matthias Lüttenberg

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.