Zyberaj thotë se Pacolli nuk do ta çojë delegacionin në Washington, udhëton atje për çështje private
Këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj e ka demantuar lajmin se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri Avdullah Hoti do të shkojnë në Washington për takimin e 27 qershorit me aeroplanin privat të Pacollit.
Zyberaj ka thënë se kësaj radhe Pacolli nuk ka pasur kërkesë nga liderët e vendit që të udhëtojnë në Washington me aeroplanin e kreut të AKR’së.
Zyberaj thotë se Pacolli është rrugës në SHBA, mirëpo, atje po udhëton me një delegacion tjetër, e për çështje private.
“Z.Pacolli gjithmonë i ka vendosur asetet e veta në shërbim të shtetit, megjithatë, kësaj radhe as nuk ka pasur kërkesë̈ dhe as nuk pas plan por, që ka qenë një keqkuptim ( informacioni është mar nga radari dhe autorit ne shkrimit e tije e ka bere pa vetëdije lidhëshmërinë me delegacionin) ngase aeroplani i zotit Pacolli është rrugës për ne ShBA por krejtësisht me një delegacion tjetër e për çështje tjera private”, ka thënë Zyberaj për Express.
Lajmin se delegacioni kosovar do të udhëtoj në Amerikë me aeroplan të Pacollit, e ka dhënë pak më herët këshilltari tjetër i kreut të AKR’së, Naim Murseli.
“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar ai në Facebook.