×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra ka dëbuar rreth 2 mijë të huaj gjatë vitit të kaluar

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Në rastet e vrasjeve ose përdhunimeve, rreziku për t’u dëbuar është 80 herë më i lartë sesa në rastin e përfitimit të paligjshëm të ndihmave sociale.

    Sipas regjistriut Penal për vitin 2019, të publikuar sot nga BFS (Zyra Federale e Statistikave), gjatë vitit të kaluar, nga gjyqet zvicerane janë shqiptuar 1980 vendime me dëbim nga Zvicra, të personave me shtetësi të huaj.Në 90 për qind të rasteve bëhej fjalë për dëbim të detyrueshëm, shkruan srf.ch.

    Kjo do të thotë që personi i huaj është dënuar për një vepër penale në të cilën, krahas dënimit kryesor përfshihet edhe dënimi nga vendi, transmeton albinfo.ch. Dënim i i tillë është në përputhje me nenin 66a të Kodit Penal (“krimet e katalogut”).

    11 për qind e njerëzve që kanë marrë këtë dënim, kanë pasur Vizën B ose C të qëndrimit në Zvicër.

    Sipas BFS-së, si pesha e krimit, ashtu edhe statusi i qëndrimit në Zvicër i të dënuarit, kanë ndikim në shqiptimin e një vendimi për dëbim nga vendi, përcjell albinfo.ch.

    Në rastin e një krimi të rëndë – për shembull vrasje apo përdhunim – rreziku për t’u dëbuar nga Zvicra është pothuajse tetëdhjetë herë më i lartë sesa në rastin e një vepre të lehtë penale, siç është përfitimi i paligjshëm nga ndihmat sociale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.