×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zviceranët po votojnë në një referendum për rritjen e moshës së pensionimit për gratë

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Zviceranët po votojnë sot për një reformë pensionesh që qeveria thotë se është thelbësore për ta shpëtuar sistemin dhe përfshin një propozim për ta rritur moshën e pensionimit për gratë, përcjell Gazeta Express.

    Pas dy tentativave të dështuara në 2004 dhe 2017, Berna zyrtare shpreson që më në fund të marrë vota të mjaftueshme për një propozim për ta “stabilizuar” sistemin zviceran të pensioneve, i cili kërcënohet të mbingarkohet nga brezi i madh i grave që po i afrohen pensionimit. Një nga mjetet për të mbledhur më shumë para për sistemin e pensioneve është rritja e taksës së shitjes, e cila duhet të sjellë të ardhura prej 12.4 miliardë franga zvicerane deri në vitin 2032.

    Reforma, e cila është edhe më e diskutueshme, parashikon që gratë të punojnë deri në moshën 65 vjeç për një pension të plotë, në vend që të mund të dalin në pension një vit para burrave, siç është tani. Kjo, pretendon qeveria, do t’ia mundësojë Zvicrës t’i kursejë 4.9 miliardë franga zvicerane në 10 vitet e ardhshme.

    Reforma do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të vazhdojnë punën pas arritjes së moshës zyrtare të pensionit, duke i lejuar ata të dalin gradualisht në pension deri në moshën 70 vjeçare. Masat kryesore u miratuan nga parlamenti në fund të vitit të kaluar, por partitë e majta dhe sindikatat që i kundërshtojnë vendosën të kërkojnë një referendum.

    Me pretendimin se reforma po kryhet “mbi kurrizin e grave”, ata mblodhën tre herë më shumë nënshkrime se sa duhet për shpalljen e referendumit.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.