×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zoran Zaev edhe zyrtarisht pranon postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Kryeministri i ri, Zoran Zaev, sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht mori postin nga kryeministri i tanishëm teknik Oliver Spasovski.

    Në pranim-dorëzimin zyrtar, Zaev duke falënderuar kryeministrin e deritanishëm Spasovski dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë 9 muajve të fundit, tha se kjo Qeveri me guxim dhe sukses është përballur me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

    Në kushte të ndërlikuara të tilla, siç tha kryeministri Zaev, me sukses u organizuan dhe u zbatuan zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe u zgjodh Qeveria e re, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Zaev po ashtu nënvizoi se shteti do të vazhdojë me proceset reformuese dhe tani ajo është anëtare krenare e Aleancës së NATO-s dhe realizon perspektivën e përcaktuar të Bashkimit Evropian pas marrjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.

    Duke i dëshiruar punë të suksesshme në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, kryeministri Zaev i dëshiroi Spasovskit bashkëpunim të frytshëm dhe vazhdim në përballjen me sfidat në këtë dikaster si dhe pjesëmarrje aktive në punën e Qeverisë në miratimin e politikave me interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Lajme30 Maj 2025
    Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës....
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Sport30 Maj 2025
    Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.