×
  • Lajme
  • Lajme

    Zmbrapset Qeveria, ndalesa për ceremonitë fetare nuk vlen për faljen e Bajramit

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Një ditë pasi Qeveria e Kosovës ndaloi pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha ceremonitë fetare, vetë anëtarët e kabinetit Hoti kanë ngritur dyshime nëse masa e vendosur do të zbatohet edhe në rastin e faljes së Bajramit nëpër xhamitë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të premten.

    Në vendimin e votuar nga Qeveria të martën, pika 16 thotë: “Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”. Falja e Kurban Bajramit, të premten, bie në këtë kategori ceremonish që me vendimin e Qeverisë është e ndaluar. Por, i pyetur për këtë ndalesë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vënë në dyshim zbatimin e masës së miratuar, raporton KOHA.

    “As nuk ndalojmë e as nuk lejojmë falje të çfarëdo riti fetar. Kemi sjellë rekomandime e vendime për të ruajtur shëndetin. I kemi ndaluar të gjitha aktivitetet publike, qoftë edhe ato private. Vetëm për ta ulur numrin e ta zhdukim pandeminë. BIK-u është përgjegjës”, ka thënë Zemaj.

    Para Zemajt, zbatimin e masës së vendosur për ceremonitë fetare e ka vënë në dyshim edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka konsideruar se masa për ndalesën e pjesëmarrjes “në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës” nuk ka të bëjë me faljen e Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

    “E keni komunikatën e ditës së hënë, nuk ka ndryshim nga ajo që është thënë në atë komunikatë”, ka thënë sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu, i cili ka thënë edhe se në vendimet e fundit të Qeverisë nuk specifikohet se ndalohet falja e namazit të Kurbanit Bajramit.

    BIK-u të hënën kishte vendosur për faljen e Kurban Bajramit me disa kufizime, si për shembull që në këtë ceremoni të marrin pjesë jo më shumë se 50 persona, të respektohet distanca, si dhe të mbahet maska.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.