×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ziberi: Nëse nuk ka transparencë, ministrat e BDI-së do të deponojnë dorëheqje në ditën e emërimit të tyre

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot në një konferencë për shtyp prezantoi parimet mbi të cilat do të funksionojë Qeveria e re.

    Duke premtuar respektim të fuqishëm të këtyre zotimeve, Ziberi potencoi transparencë në qeverisje, përgjegjësi, efikasitet dhe profesionalizëm, si parime kryçe sipas së të cilave do të udhëhiqet gjatë mandatit të tij si kryeministër i ardhshëm.

    “Ne me doemos duhet të lëmë anësh klishen e qeverisjes së deritanishme të Qeverisë me seanca të mbyllura. Transparenca është elementi dhe parimi thelbësor i çdo demokracie, ndaj në mandatin e ri do të përkushtohem që seancat e ardhshme të Qeverisë, të jenë në dispozicion për publikun, kështu që publiku të mundet në mënyrë të drejtpërdrejt ti ndjek seancat dhe zhvillimet brenda saj.

    Përmbajtja e seancave të Qeverisë nuk duhet t’i nënshtrohet thashethemeve të ndryshme, interpretimeve dhe mosmarrëveshjeve të ndërsjella. Debatet dhe vendimet e Qeverisë duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve që ata të jenë të informuar për të gjitha temat kruciale”, theksoi Ziberi, duke shtuar se ky parim do të zbatohet në bazë javore, siç organizohen edhe seancat e rregullta të Qeverisë.

    “Krahas transparencës, në seancat e Qeverisë do të ftohet eksperti më i shquar i fushës së caktuar, kur tema e Qeverisë do të jetë reforma thelbësore në çështjet e zhvillimit ekonomik, arsimit, ndihmës sociale dhe segmente të tjera specifike të rëndësisë shoqërore.

    Për ne është shumë e rëndësishme që para sjelljes së vendimeve të dëgjojmë zërin e ekspertëve, profesorëve, akademikëve, njerëzve të shkencës, kështu që vendimet e Qeverisë do të kenë mbështetje shkencore dhe të bazohen në idetë dhe propozimet e botës akademike” theksoi Ziberi, si parakusht për profesionalizim dhe efikasitet të punës në Qeverinë e ardhshme.

    “Përgjegjësia duhet të jetë parim themelor i funksionimit të çdo Qeverie, prandaj unë do të kërkoj që nga dita e parë e emërimit të ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, të më deponojnë deklaratë për dorëheqje, që në momentin kur Kryeministri do të vlerësojë se është e nevojshme të bëjë ndryshime dhe freski në kabinetin e tij, kjo të zbatohet menjëherë” potencoi Ziberi, duke iu referuar masës me të cilën çdo ministër do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit të zbatimit të politikave qeveritare, çdo dy muaj, gjë që do të krijojë një mundësi për vlerësim të bartësit të funksionit publik, nga aspekti i të qënit inventiv, i suksesshëm dhe aktiv.

    “Nëse një ministër i caktuar nuk i plotëson kriteret dhe standardet që unë do t’i vendos në atë moment, unë do të aktivizoj dorëheqjen e dhënë paraprakisht,” tha Ziberi.

    Ziberi premtoi vëmendje të veçantë gjithashtu edhe për praktikat e rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në drejtim të fitimit të përvojës ndërkombëtare në udhëheqje dhe menaxhim, si dhe krijimin e politikave ekonomike që do të jenë në funksion të zhvillimit të sektorit privat.

    Në drejtim të tërheqjes së përvojës ndërkombëtare, Ziberi paralajmëroi se gjatë formimit të qeverisë së ardhshme, do t’i lusë partnerët e koalicionit që 20 përqind nga pozitat që do të propozojnë, pa marrë parasysh se a janë në nivel të ministrave, zëvendësministrave apo drejtorëve të institucioneve shtetërore, të jenë nga diaspora, ose përfaqësues të shquar me përvojë të dëshmuar biznesi.

    “Për fat të mirë, ne kemi qytetarë shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë që janë dëshmuar në tregun ndërkombëtar, dhe Maqedonisë së Veriut i duhet kjo përvojë. Unë besoj se një qeveri e ndërtuar mbi këto themele dhe mbi këto parime mund të jetë shumë më efikase, shumë më e suksesshme, shumë më transparente dhe, mbi të gjitha, e përgjegjshme ”, tha Ziberi, duke theksuar se përgjegjësia duhet të jetë baza për ndërtimin e besimit midis Qeverisë, votuesve dhe Kuvendit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.