×
  • Opinione
  • Opinione

    Zgjedhjet në veri dhe qeverisja në stilin “ta provojmë”

    Arben Fetoshi
    16 Prill 2023

    Shkruan: Arben Fetoshi

    Qeverisja në stilin “ta provojmë” dhe që nuk e ka parasysh kontekstin është diletantizëm i rrezikshëm.

    Kosova ka të drejtë kushtetuese t’i mbajë zgjedhjet në komunat veriore, mirëpo institucionet e kanë për detyrë shmangien e pasojave që mund të shkaktojë kjo e drejtë. Për më shumë se 23 vjet ende s’e kemi kuptuar që Serbia e ka vazhduar luftën për serbizimin e veriut, e jo për rikthimin e Kosovës.

    Për më shumë se 23 vjet ende s’e kemi kuptuar se politika nuk bëhet me “lojë fjalësh” dhe me vendime që bazohen në “të drejta”. Momenti dhe kalkulimi i gjasave janë faktorë determinues në vendimmarrjen politike.

    Prandaj, në vend të deklarimeve për t’u dukur të fortë, politikanët e fortë pranojnë të duken të dobët me qëllim që vendimet e tyre të prodhojnë rezultate të forta. Këtë do ta dëshironin qytetarët e maltretuar nga “bombardimi deklarativ” që ka mundësuar epoka digjitale. Ata kanë nevojë të informohen për atë po ndodhë në vendin tonë, por para se t’i qetësojmë me vendosmërinë, kapacitetet dhe sigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, do të duhej “hequr lajmet” për planet destabilizuese të bandave kriminale që komandohen nga Serbia.

    Pra, duke e ditur qëllimin politik të Serbisë në raport me Kosovën, një politikë e urtë në funksion të interesave vitale, do ta merrte parasysh kontekstin dhe do ta kuptonte domosdoshmërinë e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, për t’i evituar pasojat politike të planifikuara nga një skenar tjetër provokimi prej Serbisë.

    Vjeshtën e kaluar i pamë pasojat e vendimeve të drejta të qeverisë për targat ilegale. Natyrisht që vendimi ka qenë i drejtë, por kokëfortësia ndaj kërkesës amerikane për ta shtyrë zbatimin e tij u përdor si pretekst nga Vuçiq për skenarin “zhbërjes” së Kosovës në atë pjesë. Si pasojë targat ilegale vazhduan dhe Serbia fitoi në Ohër edhe mekanizmin e vetë-menaxhimit për serbët, përveç asociacionit që kërkohet me nenin 7.

    Tani, nga pozicioni i “të drejtës me marrëveshje”, Vuçiq kushtëzon për zgjedhjet me formimin e asociacionit. Nëse vërtet ka një skenar destabilizimi në veri, atëherë a s’duhet paraprakisht të analizohen pasojat potenciale të tij? Edhe nën supozimin se Kosova ka kapacitete kundër çfarëdo kërcënimi të sigurisë, çfarë zgjedhje do të ishin ato që nuk e reflektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve në komunat veriore?

    Një eskalim i planifikuar nga Serbia kam frikë se vetëm sa do ta përshpejtonte rrëshqitjen drejt një autonomie territoriale të veriut, pas “mirëkuptimit ndërkombëtar” të fituar paraprakisht.

    Prandaj, duke pasur parasysh kontekstin, e vlerësoj të drejtë reagimin e ish-kryeministrit Haradinaj dhe shpresoj për një qasje serioze e jo populiste të presidentes Osmani e të kryeministrit Kurti lidhur me zgjedhjet në komunat veriore.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Kryeministri...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...
    Lajme05 Maj 2024
    “Çfarë po ndodh në Kosovë?”. Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për...
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.