×
  • Opinione
  • Opinione

    Tirana, tanimë edhe qyteti im

    Ali Ahmeti
    05 Maj 2024

    Nga Ali Ahmeti

    Të dashur vëllezër dhe motra,

    I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomat, politikanë, i dashur z.Majko, ambasadorë.

    Unë kam miq këtu shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor. Do doja t’ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, por kjo është Tirana edhe Fehmi Lladrovcit dhe e Xhevë Krasniqit.

    Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt që ka qenë si djalin e vet e ka mbajtur nëna Dritë. Kjo nënë, Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë heronj të Kombit, që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajt. Do doja t’ju falenderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha: mos e falenderoni njëri tjetrin se të gjithë keni punuar në arën tuaj. Vetëm ‘puna e mbarë’ të thuhet për të gjitha punët kur bën. Mirëpo, vertetë Shqipëria ka ndarë bukë e kripë e zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, por janë shqiptarët në Maqedoni, shtetformues.

    Unë e kam thënë botërisht që kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë rezervë, ka edhe asisoj që thonë jo e kemi nis për demokraci, etj ne e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam edhe ne strategjinë duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës, por pa garanca të kryeministrit të asaj kohe që nuk do ketë kryengritje në Maqedoni, sepse shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme por edhe e përpunueshme shumë më herët se shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar, shqiptarët në Maqedoni ishin të margjinalizuar, shqiptarët në Maqedoni ishin të mbivotuar, pa simbole kombëtare, pa gjuhë, pa universitete.

    I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e keni në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër mu në qendër. Edhe ju, me krenari është flamuri kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari në zyra, në komuna, pesë mijë euro është gjoba. Tre universitete, i dashur Edi ia kemi marrë në kazerma të Mlladiçit, kazerma në Shkup është universiteti ‘Nënë Tereza’.

    Në Kumanovë, i dashur Erion, përsëri kazerma e Mlladiçit është universiteti i Tetovës. Kemi edhe shumë punë për të bërë, por unë do të doja të falenderoj nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që ne na ka dhënë shteti ynë shqiptar.

    Tirana, unë e njoh Tiranën e 1991 dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humbem në Tiranë, nuk e di ku jam. Tirana është një Tiranë tjetër krejtësisht dhe kjo gëzon cdo shqiptar që vjen e viziton. Unë do të doja t’iu falenderoj shumë, për këtë nder. Do përpiqem Erion të jem qytetar i disiplinuar, çfarë do aktiviteti që ju keni unë do të jem pjestar se është tanimë edhe qyteti im, zyrtarisht.

    Ky nder, e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët të burgosurit politikë, në shtetin tim dhe në Kosovë. Sepse veprimtarinë unë e kam, edhe andej edhe andej. E ndaj, me tre mijë mbetje mortore që i kam në vendlindjen time pranën nënës shqiptare, se ata për këtë flamur janë vrarë, për atë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju faleminderit shumë. Suksese, paci në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës. Faleminderit shumë!

    *Fjala e mbajtur në bashkinë e Tiranës, pas marrjes së titullit ‘Qytetar Nderi i Tiranës’.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Opinione16 Maj 2024
    Shkruan: Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.